LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Apelit rikthen në detyrë Çakon

Gjykata e Apelit rikthen në detyrë Çakon

Gjykata e Apelit ka rrëzuar paraditen e së enjtes vendimin për pezullimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, dhe kthimin e tij në detyrë.

Avokati i Çakos, Maks Haxhia ka deklaruar në përfundim të seancës se, nuk kanë ekzistuar dyshime të arsyeshme për pezullimin e klientit të tij.


“Gjykata vlerësoi se në këtë rast nuk ka vepër penale”, ka deklaruar Haxhia.

Haki Çako u pezullua nga detyra nga Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë, që e akuzonte për veprime të paligjshme dhe mosveprime në lidhje me rastin e pajisjes së përgjimeve. /Telegrafi/