LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Apelit kthen në rigjykim rastin e Meliza Haradinaj Stublla

Gjykata e Apelit kthen në rigjykim rastin e Meliza Haradinaj Stublla

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur që ta kthej në rigjykim rastin e ministres së Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, e cila një vit më parë ishte shpallur fajtore për raportim të rremë të pasurisë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Gjykata e Apelit.

“Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 04.10.2019 është anuluar sipas detyrës zyrtare, dhe çështja penale i është kthyer gjykatës së njëjtë, në rigjykim dhe vendosje”, thuhet në komunikatën për medie.


“Gjykata themelore, e kishte  shpallur fajtor të akuzuarën, rreth një vit më parë, për shkak të veprës penale “Mosraportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare” nga neni 437 par.2 I Kodit Penal të Republikës së Kosovës.  Për këtë ajo ishte dënuar më tetë muaj burgim më kusht, në aftin e verifikimit prej 1 viti, si dhe dënimi me gjobë, në shumën prej 1.000 eurove”, thuhet tutje në komunikatë.

Po ashtu në komunikatë thuhet se Gjykata e Apelit ka gjetur se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

“Gjykata e Apelit, gjeti se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, ngase dispozitivi i aktgjykimit të ankimuar është në kundërshtim me vetveten, si dhe me arsyetimin, pasi që nuk përmban fakte vendimtare të cilat e karakterizojnë veprën penale”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, në komunikatë thuhet se “nga shkresat e lëndës rezulton se gjykata e shkallës së parë, me aktgjykimin nxjerrë, nuk i ka vërtetuar në mënyrë të drejtë elementet inkriminuese të veprës penale, e cila i vihet në barrë të akuzuarës, sepse fillimisht është dashur që të vërtetoj elementet të cilat e karakterizojnë veprën penale, që nënkupton në përshkrimin faktik dispozitivi i aktgjykimit të ankimuar është i mangët.  Për këto dhe arsye tjera, u vendos që çështja të kthehet në rigjykim”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bllokohet Lagja e Boshnjakëve në Mitrovicë për pak kohë, ndërhyn policia dhe shpërndan turmën

Bllokohet Lagja e Boshnjakëve në Mitrovicë për pak kohë, ndërhyn policia dhe shpërndan turmën

Lajme
Bojkoti i Kuvendit nga shumica parlamentare, përplasen Imer Mushkolaj me deputetët e LVV-së

Bojkoti i Kuvendit nga shumica parlamentare, përplasen Imer Mushkolaj me deputetët e LVV-së

Lajme
Incidenti në Fushë-Kosovë: Fqinji i vuri flakën njehsorëve elektrikë të banesës

Incidenti në Fushë-Kosovë: Fqinji i vuri flakën njehsorëve elektrikë të banesës

Kronika e Zezë
Operacioni

Operacioni "Milioni", publikohen pamje nga arrestimi i 6 personave që përfituan një milion euro nga fajdet

Kronika e Zezë
Kurti ia hedh valles në përurimin e rrugës që lidh brezin kufitar të Kosovës me të Shqipërisë

Kurti ia hedh valles në përurimin e rrugës që lidh brezin kufitar të Kosovës me të Shqipërisë

Lajme
Pacolli: Presidentja më kërkoi ndihmë për t’ia gjetur dy-tri vota

Pacolli: Presidentja më kërkoi ndihmë për t’ia gjetur dy-tri vota

Lajme
Kalo në kategori