LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Apelit konfirmon aktakuzën për korrupsion ndaj ish-ministrit Kujtim Gashi

Gjykata e Apelit konfirmon aktakuzën për korrupsion ndaj ish-ministrit Kujtim Gashi

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili po akuzohet se ka keqpërdorë detyrën zyrtare gjatë kohës sa ishte kryesues i Kuvendit Komunal në Prizren.

Gashi akuzohet se pa procedura të tenderimit, ka lidhur kontrata me dy televizione lokale TV Besa dhe TV Opinion. Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka bërë të ditur mbrojtësi i tij, avokati Artan Qerkini. I njëjti tha se gjykata e shkallës së dytë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj klientit të tij.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren e kishte refuzuar kërkesën për hudhje të aktakuzës të bërë nga mbrojtja e Gashit. Avokati Qerkini, në atë kohë për “Betimi për Drejtësi” kishte thënë se kjo gjykatë ka refuzuar kërkesën e tyre për hudhje të aktakuzës dhe se si mbrojtje e kanë apeluar këtë vendim të shkallës së parë në Gjykatë të Apelit.

Më 3 janar ishte mbajtur seanca fillestare në këtë rast, ku Gashi është deklaruar i pafajshëm. Ndërkaq, më 5 shkurt, në ditën kur ai e ka dorëzuar pozitën e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, te pasardhësja e tij, Vlora Dumoshi, paraprakisht Kujtim Gashi ishte paraqitur në Gjykatën Themelore në Prizren, ku kishte kërkuar hudhjen e aktakuzës.

Nga kjo gjykatë, ish-ministri Gashi, ka kërkuar që të hudhet poshtë aktakuza që atë e ngarkon me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren, të ngritur më 17 dhjetor 2019, Kujtim Gashi akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, Kujtim Gashi, gjatë 2015-tës e deri në tetor 2016, në cilësinë e kryesuesit të Asamblesë Komunale në Prizren, nuk i ka përmbushur detyrat apo autoritetin zyrtar, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personat tjerë juridik, “TV Besa” dhe “TV Opinion”.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Gashi, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj, pa ndonjë procedurë të tenderimit, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, si dhe Rregulloren e Thesarit, kishte lidhur kontratë për ritransmetimin e seancave të Asamblesë Komunale në Prizren.

Sipas aktakuzës, Gashi, gjatë periudhës kohore 8 janar 2015, kishte lidhur kontratë me “TV Besa”, në vlerë prej 250 euro për çdo seancë, ndërsa pagesat për këto shërbime janë autorizuar gjatë vitit 2016 në shumën prej 1,750 euro. Në aktakuzë thuhet se ai po ashtu, gjatë periudhës kohore 8 janar 2015, kishte lidhur kontratë me “TV Opinion”, në vlerë prej 400 euro, për ritransmetimin e seancave të Asamblesë Komunale në Prizren, ku pagesat, sipas aktakuzës, janë transferuar gjatë viteve 2015-2016, në shumën prej 6700 euro.

Sipas aktit akuzues, vlera e përgjithshme që Gashi ka autorizuar për këto dy televizione është 8450 euro. Ndryshe, Kujtim Gashi ka qenë ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në qeverinë Haradinaj. Kurse, në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura me 6 tetor 2019, Gashi është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). /BetimipërDrejtësi.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori