LAJMI I FUNDIT:

Gjykata do ta marrë me forcë Ymerin, nëse nuk shkon në seancën e prillit (Video)

Gjykata do ta marrë me forcë Ymerin, nëse nuk shkon në seancën e prillit (Video)

Me forcë do të sillet përsëri në Gjykatë kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, në muajin prill.

Të hënën, ai e ka injoruar përsëri thirrjen e Gjykatës Themelore të Prishtinës për t’u paraqitur si i akuzuar për lëndim të lehtë trupor shkaktuar deputetit Bekim Haxhiu, raporton KTV.


Gjyqtari ka njoftuar se në seancën e ardhshme, ku do të mbahen fjalët përfundimtare të palëve, Ymerin do ta sjellë Policia me detyrim.

I pranishëm në seancë megjithatë ka qenë kolegu partiak i Ymerit, deputeti tjetër i akuzuar, Rexhep Selimi, dhe vozitësi i tij, Besart Bujupi, dhe pala e dëmtuar, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Seanca e kaluar që ka qenë e 16-ta me radhë është mbajtur, por vetëm pasi Policia e kishte sjellë me forcë kryetarin e VV-së në gjykatë.

Ymeri asnjëherë vullnetarisht nuk u është përgjigjur ftesave të gjykatës.

Zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi, nuk ka sqaruar arsyen e mungesës së Visar Ymerit.

“Kryetari Ymeri, në seancën e kaluar gjyqësore, ka deklaruar atë çka mendon për këtë proces gjyqësor dhe pse kjo aktakuzë është thjeshtë trillim i Bekim Haxhiut”, ka thënë Krasniqi për KTV-në.

Rasti për të cilin akuzohen deputetët e VV-së është i 2012-ës, kur Bekim Haxhiu kishte ngritur kallëzim penal sepse pretendon se u rrah nga deputetët e Vetëvendosjes në qershor të atij viti.

Akuzat janë mohuar nga deputetët e Vetëvendosjes, të cilët kanë thënë se kjo është akuzë politike se në raste tjera Prokuroria nuk veproi njësoj.

Tashmë akuza ndaj ish-deputetit të Vetëvendosjes Florin Krasniqi është veçuar, meqenëse gjykata është informuar se i akuzuari është në SHBA, së paku deri në muajin qershor.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori