LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Administrative refuzoi padinë e gjykatëses Lidija Nedellkova

Gjykata Administrative refuzoi padinë e gjykatëses Lidija Nedellkova

Gjykata Administrative e ka refuzuar padinë e gjykatëses Lidija Nedellkova, duke refuzuar edhe kërkesën për ndalimin e përkohshëm të zgjedhjes së kryetarit të Gjykatës së lartë, në garë të së cilës është edhe Nedellkova, përcjell telegrafi Maqedoni.

Sipas Nedellkovës, Këshilli gjyqësor e ka shkelur ligjinkur ka sjellë vendim për vlerësim të jashtëzakonshëm të kandidatëve. Gjykata Administrative konsideron se Nedellkova është vlerësaur mjaft mirë, pra me 185 pikë.


Megjithatë Nedellkova nuk është e kënaqur dhe konsideron se Këshilli gjyqësor nuk i la vlerësuar punimet e saj shkencore në revista me rëndësi. Ajo paralajmëron ankesë për këtë vendim të Gjykatës Administrative./Telegrafi/