LAJMI I FUNDIT:

Gjurmët e gishtave zbulojnë cilin ilaç apo narkotik keni futur në organizëm

Gjurmët e gishtave zbulojnë cilin ilaç apo narkotik keni futur në organizëm

Hulumtuesit e Universitetit në Surrey kanë arritur që të bëjnë veglën, duke përdorur mostrat e gishtave nga 10 pacientë të cilët kanë kërkuar shërim në klinikën e rehabilitimit, por të cilët kanë përdorur heroinë apo kokainë në 24 orët e fundit

Pjesëmarrësit është dashur që t’i lajnë duart me themel me sapun dhe ujë para vënies së dorezave për një përdorim për dhjetë minuta në mënyrë që duart të djersiten dhe të ofrojnë edhe një mostër gjurme, transmeton Telegrafi.


Procedurë e njëjtë është bërë me 50 vullnetarë të cilët janë deklaruar si persona të cilët nuk përdorin narkotikë, gjë që u ka mundësuar shkencëtarëve t’i dallojnë mostrat.

Ekipi i Universitetit në Surrey beson që teknologjia të cilën po e zhvillojmë do të shkurtojë rrugën atyre të cilëve u është e domosdoshme ndihma për të mposhtur varësinë. Gjithashtu, besohet që teknologjia ka aplikim edhe në fusha të tjera, siç është përcaktimi a merr pacienti ilaçe”, ka deklaruar dr. Melanie Bailey, koautore e studimit publikuar në revistën “The Journal of Analytical Toxicology”.

Rezultatet e arritura kanë treguar që kjo teknologji e pavarur dhe inovative është mjaft e ndjeshme që të dallojë heroinën, madje edhe pasi t’i ketë larë duart personi.

“Ajo që është më e rëndësishme, studimi ynë tregon që procesi i larjes së duarve është me rëndësi në rastin e identifikimit të personit – përdorues të heroinës”, ka shtuar bashkëpunëtorja Catia Costa.

Ekipi më herët ka aplikuar teknologji të ngjashme për zbulimin e shenjave të përdorimit të kokainës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori