LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq me thirrje që të mbrohet “bota serbe”, vijnë reagimet nga Kosova – e quajnë ujk me veshje dele

Gjuriq me thirrje që të mbrohet “bota serbe”, vijnë reagimet nga Kosova – e quajnë ujk me veshje dele

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Makro Gjuriq ka vazhduar me deklaratat e tij nxitëse, kësaj radhe duke bërë thirrje që të mbrohet “bota serbe”.

Ai këtë thirrje e ka bërë përmes një postimi në Twitter.


”Jemi në një pikë kthese të historisë kur fati i popullit serb po vendoset në të gjitha pjesët e hapësirës sonë historike etnike – nga Beogradi, fusha jonë veriore, në Kosovë dhe në pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë ku jetojnë serbët“, ka shkruar Gjuriq.

Ambasadori Qehaja reagon ndaj deklaratave të Gjuriqit, i quan të neveritshme dhe të rrezikshme
Lexo po ashtu Ambasadori Qehaja reagon ndaj deklaratave të Gjuriqit, i quan të neveritshme dhe të rrezikshme

Ndaj kësaj deklarate kanë nisur reagimet e shumta nga ana e përfaqësuesve politikë në Kosovë.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila përmes një reagimi në Twitter ka shkruar “kujdes nga ujqërit me veshje dele”.

“Tipike e Marko Gjuriqit dhe përfaqësues të tjerë shtetit serb. Jo vetëm që kanë filluar dhe kanë humbur të gjitha luftërat në FRM Jugosllavi, kanë vrarë mbi 130,000 njerëz, por ata ende kanë guximin të pretendojnë “tokën serbe”. Kjo është “demokratike” dhe “konstruktivja”, ka shkruar Kusari-Lila.

Reagim ka pasur edhe nga Sharr Jakupi, këshilltar i ministres së Jashtme dhe Diaposrës, Donika Gërvallës.

Ai këtë deklaratë të Gjuriqit e ka cilësuar si ekspansionizëm.

”Komentet e neveritshme të Ambasadës së Serbisë rreth Kosovës zbulojnë agjendën e tyre vicioze ekspansioniste. Është koha për ndërkombëtarët. liderët të veprojnë dhe të dënojnë qeverinë serbe për atë që është në të vërtetë – një regjim autokratik brutal, luftënxitës“, ka shkruar ai.

Ndaj deklaratës së Gjuriqit ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja. Ambasadori e ka quajtur të neveritshme dhe të rrezikshme deklaratën e Gjuriqit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori