Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se përkundër presionit në teren dhe rritjen e kontrolleve policore dhe inspektuese, Beogradi po gjen mënyrë për të siguruar furnizim të qëndrueshëm të popullatës serbe në Kosovë, veçanërisht në veri.
“Është shumë e rëndësishme që bashkëkombësit tanë në ‘krahinë’ [Kosovë] kanë treguar një nivel të mahnitshëm të solidaritetit dhe gatishmërisë që me mjete paqësore të luftojnë për të drejtat e tyre themelore njerëzore dhe ekzistenciale. Pa këtë, përpjekja jonë do të ishte e kotë”, ka thënë Gjuriq për gazetën serbe “Politika”.
Ai tha se qëllimi i Prishtinës gjatë muajve të fundit ka qenë “përmes frikësimit dhe sanksioneve të thyejë dhe topitë vullnetin e serbëve në veri të Kosovës”, përcjell Telegrafi.
“Veriu është objektiv obsesiv për Prishtinën, një therë e madhe në sy. Por unë jam i bindur se nuk do të kenë sukses t’i nënshtrojnë serbët, sepse ata kanë këmbëngulje, dhe kanë mbështetjen e padiskutueshme të Beogradit, shtetit të Serbisë dhe të gjithë popullit serb”, tha Gjuriq.
I pyetur se si Beogradi arrin të ndihmojë serbët pavarësisht bllokadës tregtare, Gjuriq nuk ka dashur të japë shpjegime të hollësishme se si po ia dalin mbanë, të cilat, sipas tij, do të shërbenin si justifikim për presione të reja, por është e rëndësishme se ka bukë, qumësht, mish, miell, vaj.
Ai deklaroi se “Serbia nuk do të lejojë vrasje dhe dëbimin e serbëve në Kosovë dhe Metohi, nuk do të ketë ‘Stuhi” të reja dhe përndjekje të si ajo e marsit të viti 2004”.
“Do të gjejmë mënyrë për të mbrojtur njerëzit tanë nëse është e nevojshme”, tha Gjuriq, duke potencuar se siguria e serbëve në Kosovë, për Beogradin është një interes mbi të gjitha interesat e tjera. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën