LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq në Zubin Potok me fjalë të mëdha, premton qindra projekte për serbët e Kosovës

Gjuriq në Zubin Potok me fjalë të mëdha, premton qindra projekte për serbët e Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq mbërriti sot në Zubin Potok, ku është takuar me kryetarët e katër komunave në pjesën veriore dhe iu drejtua qytetarëve mbledhur.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, të pranishmëve, Gjuriq iu ka thënë se Kosova është vendi më i mirë për të festuar Vidovdanin.


“Mesazhi im për ju është për të ruajtur njëri-tjetrin, për të ndërtuar unitet, për të përsëritur zotimet tona. Qeveria momentalisht është duke realizuar 149 projekte në Kosovë, dhe deri në fund të vitit ky numër do të arrijë në 350, të tilla si furnizimi me ujë, renovimi i shkollave, ndërtimi i objekteve komerciale. Ne e dimë se çfarë ishte e jona, ajo që është e jona dhe ajo që do të jetë gjithmonë e jona”.

“Rroftë Serbia”, ka përfunduar Gjuriq, i cili më pas zhvilloi një takim me kryetarët e komunave nga veriu i Kosovës.

Siç është raportuar Gjuriq ka leje nga institucionet e Kosovës për të qëndruar vetëm në Zubin Potok dhe në Qendrën e Studentëve në Mitrovicë të Veriut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori