LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq në Leposaviq me leje të Ministrisë së Jashtme të Kosovës

Gjuriq në Leposaviq me leje të Ministrisë së Jashtme të Kosovës

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, gjatë ditës së sotme do të qëndrojë për vizitë në Leposaviq me leje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin, Bashmir Xhemaj, shefi i kabinetit të ministrit, Enver Hoxhaj.


Disa ditë më parë Gjuriqit, iu është ndaluar hyrja në territorin e Republikës së Kosovës, pas arrestimit të drejtorit të policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Këtë e pohoi edhe Xhemaj, duke thënë se kjo ministri ia ka refuzuar dy herë kërkesën për hyrje në Republikën e Kosovës, Marko Gjuriqit.

“Marko Gjuriq ka bërë kërkesë në ministrinë tonë për të hyrë në Republikën e Kosovës dhe kjo ministri, pas dy refuzimeve që i ka bërë disa ditë më parë, këtë herë ia ka aprovuar kërkesën për hyrje”, tha Xhemaj.

Ndryshe, Marko Gjuriq pritet të vizitojë veriun e Mitrovicës rreth orës 15:15, ku do të diskutojë me përfaqësuesit e sindikatës dhe punëtorët serbë të “Trepçës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori