LAJMI I FUNDIT:

Gjumi i përbashkët rraskapit meshkujt

Gjumi i përbashkët rraskapit meshkujt

Kur mashkulli kalon natën në një krevat me një femër, gjumi i tij është i çrregulluar, pa marrë parasysh nëse kanë marrëdhënie seksuale ose jo.

Fjetja e përbashkët ndikon edhe në aftësitë mendore të mashkullit në ditën që vjen. Mungesa e gjumit njëherit rrit nivelin e hormonit që shkakton stres.

Sipas një hulumtimi të revistës New Scientist, femrat të cilat ndajnë krevatin me mashkullin, kalojnë shumë më mirë, falë gjumit të thellë që përjetojnë, transmeton Telegrafi.


Profesor Gerhard Kloesch, autori i studimit, ka analizuar tetë çifte të pamartuara, pa fëmijë, në të njëzetat, të cilëve ua ka matur nivelin e hormoneve të stresit.

Nga çiftet është kërkuar që të kalojnë dhjetë net të njëjtin krevat, ndërsa të nesërmen u janë përgjigjur disa pyetjeve dhe kanë zgjidhur disa teste, dhe sërish iu është matur niveli i hormonit të stresit.

Rezultatet kanë treguar se meshkujt kanë qenë më të dobët në teste, duke qenë se gjumi i tyre ka qenë i çrregullt, ndërkohë që femrat kishin pasur gjumë më të thellë kur kanë fjetur me partnerin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Tri biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë për jetën seksuale

Tri biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë për jetën seksuale

Intimitet dhe Pasion
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Pitbulli, stafordi dhe rotvajleri pa të drejtë akuzohen: Këto janë tri racat më të rrezikshme të qenve!

Pitbulli, stafordi dhe rotvajleri pa të drejtë akuzohen: Këto janë tri racat më të rrezikshme të qenve!

A e dini se...
Vetëm kështu do të lani xhupin me pendla në shtëpi, por që të mos prishet

Vetëm kështu do të lani xhupin me pendla në shtëpi, por që të mos prishet

Bëje vet
Femrat problemet i zgjidhin me bisedë, ndërsa meshkujt me seks

Femrat problemet i zgjidhin me bisedë, ndërsa meshkujt me seks

Lifestyle
Mënyra të thjeshta për të shkrirë dhjamin e barkut pa ushtrime

Mënyra të thjeshta për të shkrirë dhjamin e barkut pa ushtrime

Stil
Kalo në kategori