Nga: Kreshnik Kuçaj
Nëntoka e Shqipërisë është konsideruar gjithnjë e pasur për mineralet, por edhe për pasuritë arkeologjike të saj. Përveç kërkimeve zyrtare, jo në pak raste ka pasur iniciativa të ndryshme e ekspedita nga autoritetet shqiptare për të bërë zbulime thesaresh të fshehur. Shkak janë bërë dokumente të hershme të cilat jepnin detaje për thesare të fshehura në vende të ndryshme.
Madje, edhe në vitet 1980, regjimi komunist, kur vendi ndodhej në krizë të thellë ekonomike, tentoi të kërkonte për thesare të hershme, që i përkisnin një periudhe të hershme, asaj të para pushtimit osman.
Një nga dëshmitë më interesante për gjuetinë e thesareve në Shqipëri e jep Dom Ndoc Nikaj te “Kujtime të nji jetës së kalueme”. Ngjarjet që përshkruan Nikaj i përkasin periudhës kur vendi ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Ai rrëfen se gjithçka nisi nga disa letra që qarkullonin në Shkodër si dëftesa të vjetra, që flinin për thesare që ishin fshehur gjatë kohës që njerëzit kishin ikur me nxitim kur erdhi pushtimi osman.
“Ishte sundues në Shkodër nji pashë me moshë i ri edhe dukej i shtëpijs së mirë i quejtun Shefqet Pasha. Qyshë në kohën e Ismail Pashës ishin kënë shpërnda disa letra nëpër Shkodër si diftesa të vjetra të gjetuna ndër trashigimtarët e shqyptarëve të vjetër të ikun nga Shqypnija çë se pat ardh turku në Shqypni ku diftoheshin pasunina të mbëdhaja të mshehuna aso kohe për mos me i lanë me ra në dorë të turqve.
Veçanërisht diftoheshin se pranë disa Kishave qi tash kishin mbetë aty rrënime e gërmalla të pa kurrinji randsi veç se njifen me emën ndër shpella aty afër, me kaq hapa largësi kohe prendimi edhe aq kohë veriu, gjindeshin shandalla, kandila, kumbonë e sende të tjera në argjan dhe florij. Arkë me rrushpe e gjithë nduer të hollash ari e argjani, pasunina kishtare qi priftnit n’at ikje të shpejtë për me pshtu kryet nga shpata e turqve qi patne përla Shqypnin nuk patne mujtë me bartë me veti.
Gojë me gojë e me mshehtsi të madhe diftonte njani tjetrit frigë se mund të merrej vesht prej auktoriteteve turke e mbasi ishte e ndalueme me gërmue për gjetjen e pasunive nëndhe, kishin frigë burgimin.
Kso pasuninash fantastike, thohej se gjindeshin ndër Kishët e Shasit përte Bune në krshtë Kllezens, ku shifen në kambë mbas sa qindra vjetsh rrënimet e disa kishave qi mbas trajtet e tyne i çfaqin me stil gotik e me shum mjeshtri. Në njanen e tyne, përballë të kishës qi si mbas fëtyre duket se asht kënë Kishë e Zonjës, mund shifet e shkrueme me njyera të kiarta fugurja e Zonjës. Thohej se po ashtu gjindeshin aso nduer pasuninash te Kisha e Shnaprendës në Shirq të Bregut Buens e në Kishë të Rrashit, në Kishë të Shënkollit afër Pazarit të Shkodrës ku dahen dy rrugat e gjytetit, Perashi e Paruca, te Kisha e Shmarkut e te Kisha e Zojës në Va të Denjës e në prishtë e njeti.
Nji ndër aso letrash të shkrueme me mjeshtri e qi paraqiten me të vërtetë porsi dokumenta të vjetër si për kah an e gjunës së shkrueme me stil venezish t’atyne kohve si për kah ana e shkriit të nji knoës kur nuk dijshin mirë me shkrue, i pat ra në dor Shefqet Pashës, më si duket e dhanun atij prej Shanit të Dedë Jakupit qi ishte nji ndër pjestarët e Këshillit të Prefekturës a të Mishlizit Idare sikur thohej at here. Shenjet e asajë letër i kishte diftue nji puntuer i vorfën i quejtun Ndreka Keqi.
Me të marrmen at lajmnim Shëfqet Pasha çështjen e pat paraqitë në këshillë edhe si mbas dishirit të tij, kje marrë vendimi me shkue në vendin e shenjuem për me zbulue at pasuni t’madhe të mshefun në dhe. Ndreka Keqi do tu printe për me i çue në vendin e njoftun pre tij.
Në ditën e caktueme Shefqet Pasha në shpinë e të atit të bukur e të naltë të pruem prej Stamolle, me nji tubë oficiera e me Shan Dedën e tjerë të Këshillit u nisnë me shkue te vendi I pasunive por mbasi pak ditë më parë pat ra shi shumë ishte rrit Kiri breg në breg.
Te gjithë ngurruene pa pasë asnji guximin me u pri tjerve për me kalue uejin e me dalë n’anë tjetër. Aso here, Shëfqet Pasha qi kishte atin sa me i ra me të terthuer liqenit u prini tjerve por për rrezik të tij aty ku aj i ra uejit ishte kenë nji gomen e madhe shpellë e ngushtë ku porsa mbërrini ati i tijë e ra me shpatulla në gomen tue i dhanë veti në përpjetë me kapë bregun e gomnen i dha kres në përpietë me vrull dhe me at turr nqeshi e Shefqet Pasha qi ishte i përkulun përmbi kal e turbulloj mendsh e Shefqet Pasha ra pa frymë n’uej në sa qi ati i dha veti e duel në breg. N’at të papritun nuk guxoj kush me u shtye me I dhanë veti e duel në breg. N’at të papritun nuk guxoj kush me u shtye me i dhanë ndihmë n’at çast e Shefqeti u mbyt e ma vonë kje nxjerrë I vdekun kufomë per me u vorrosë.
Kërkesa dështoj. Puna u vue në gaz nëpër Shkodër ku kalamajt shkojshin tue këndue rrugave: ‘Ndreka Keqi me çubuk çili gropën e gjet nji …’
Për Kisha e Shasit atje pat kërkue an e kand Ismajl Pasha në kohë të vet, ku lëshoj ushtrin e çili gropa për gjith vend e masë ku diftojshin letrat, por nuk pat gjetë gja sendi.
Griopat e shpellat e çiluna prej Smajl Pashet i kam pa me sytë e mijunë vetë e nji rasë qi dy dajçasorë kur unë paçë kenë famullitar në famillinë e tyme më patnë çue me shikjue a mund u bihej në të disa shenjave qi diftojshin do letra të vjetra qi ata kishin në dorë edhe i ruejshin porsi t’ishin gjana me çmime të mëdhaja. Iu suellmë vendit t’atyne kishave të shumta qi ishin kenë dikuer n’at vend e që përposë njanës qi kishte ballin e pa rrxuem fare edhe përmbi derë nji piturë të vjetër fëtyrë Zoje porse mbas shka kishin çilë e gropue atama parë nuk rrintë ma vend kërkesa.
Unë me at shkueme pashë famullin e Kllezens ku rrinte aso kohe nji prift i quejtun Dom Ndoc Mjeda, qi më falnderoj, pse kishëm shkue me e pa.
Sa për gjana të vjetra i pat ra në shenjë nji konsull fancez qi pat çilë shum vorre ndër vorrezat e vjetra të Komanit. Konsulli Degrand, të kohve të shqyptarëve të vjetër e të romanve kuer të moçmit ushtishin në vorr të vdekunve armët, shpatat e heshtat e unaza e vathë e sende të tjera të remta eqi sot por si vjetrina të moçme kanë vleftë matë madhe se si t’ishin ari”. (“Kujtime të nji jetës së kalueme”, përgatitur dhe pajisur me shënime nga Dom Nikë Ukgjini)
Kush ishte Dom Ndoc Nikaj?
Dom Ndoc Nikaj është një prej personazheve pak të njohura për kontributin e tij për Shqipërinë. Ai lindi në Shkodër, në vitin 1865. Mori mësim fetar dhe u shugurua prift por petka e priftit rezultoi se i qëndroi “tepër e ngushtë” pasi aktiviteti i tij u shtri në dimensione të ndryshme në çështjen kombëtare.
Ai është një ndër kontributorët e parë në mësimin dhe përhapjen e gjuhës dhe literaturës shqipe në vend; ka luajtur një rol të rëndësishëm në lëvizjet për Pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane duke qenë aktor i rëndësishëm në shumë momente vendimtare të historisë së Shqipërisë. Veprimtaria e tij ishte shumëdimensionale fetare, shkencore, historike, letrare, publicistike dhe politike.
Ai mund të konsiderohet një rebel i çdo sistemi, sepse u përball me arrestime e burgosje, si gjatë periudhës së Perandorisë Osmane ashtu edhe pas Pavarësisë e deri edhe në periudhën e regjimit komunist ku u nda nga jeta në qelitë e burgut në vitin 1951. /Scan/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR
Para 70 vitesh u incizua kënga “Kur gjethet bien në vjeshtë”: Me këngëtarin Rudolf Stambolla, të parin e muzikës moderne shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje