LAJMI I FUNDIT:

Gjuetari kanadez filmon ariun me të vegjlit, për pak sa nuk e pëson kur i vërsulet kafsha e egër (Video)

Gjuetari kanadez filmon ariun me të vegjlit, për pak sa nuk e pëson kur i vërsulet kafsha e egër (Video)

Një gjuetar në Kanada po filmonte ariun me të vegjlit në liqenin Wizard në Alberta, kur ariu vërejti gjuetarin të cilit iu vërsul.

Zachary Brown po filmonte tinëzisht duke u munduar të mos bëjë zhurmë, kur ariu me tre të vegjlit e vërejtën dhe në një moment nga frika se do t’ia sulmojë të vegjlit, ariu i vërsulet këtij burri, transmeton Telegrafi.


Autori i videos ka pranuar se ishte fokusuar në filmim, dhe për asnjë mënyrë nuk shikonte se çfarë në të vërtetë po ndodhte përtej objektivit të kamerës.

Megjithatë, ai ka arritur t’i shpëtojë më të keqes, edhe pse ky veprim do t’i shërbej si leksion për herët tjera që të mos i afrohet ariut kur është me të vegjlit. /Telegrafi/