LAJMI I FUNDIT:

Gjuetari e shpëtoi drerin nga liqeni i ngrirë, dy ditë para se të fillonte sezoni i gjuetisë (Video)

Gjuetari e shpëtoi drerin nga liqeni i ngrirë, dy ditë para se të fillonte sezoni i gjuetisë (Video)

Dreri që ngeci në një liqe të ngrirë në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, do të mund të ishte një shënjestër e lehtë për gjuetarët, sikur të kishte filluar sezoni i gjuetisë.

Mirëpo, Josh Davis dhe Ed Schmalzle morën një barkë dhe e tërhoqën për 10 metra deri në breg, për ta liruar të lirë kafshën, që për tri orë u përpëlit në sipërfaqen e rrëshqitshme, transmeton Telegrafi.


“Ka dallim të madh në mes të gjuajtjes së prej dhe lënies së një kafshe për të ngordhur. Njëjtë kishim vepruar edhe sikur të kishte nisur sezoni”, ka thënë Davis.

Mbase, dy ditë më vonë ata edhe kanë hasur në të njëjtin dre që është mjaft i ri në moshë. /Telegrafi/