LAJMI I FUNDIT:

Gjoshi: Vasfije Krasniqi ishte në negociata me PDK-në, ia ofruam numrin 3 në listë

Gjoshi: Vasfije Krasniqi ishte në negociata me PDK-në, ia ofruam numrin 3 në listë

Shefi i shtabit zgjedhor të PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se Vasfije Krasniqi ka qenë në negociata me Partinë Demokratike të Kosovës për të qenë pjesë e listës së kësaj të fundit për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Gjoshi në T7 ka thënë se deri disa orë para se Vetëvendosje të publikonte listën me kandidatët për deputetë, Krasniqi ka qenë në negociata me PDK-në, e cila i ka ofruar asaj numrin 3 në listë.


“Vasfije Krasniqi ka qenë në negociata edhe me neve. Ka pasur një bisedë edhe me kryetarin e partisë edhe me njerëz tjerë deri pak orë para se të dorëzohet lista. I ka pasur disa kërkesa për mbështetje që ndoshta partitë tjera i kanë ofruar më shumë. Ne asaj ja kemi ofruar numrin 3 në listë”, tha ai.

Gjoshi nuk pranoi të tregoj kërkesat që i ka pasur Vasfije Krasniqi ndaj PDK-së.