Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 5 maj 2024 përgjegjësi i një kompanisë për rehabilitimin e linjës hekurudhore G.M, shtetas italian, i moshës 64 vjeçar është ftuar në Njësinë e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sepse pa leje përkatëse kishte bërë bllokimin e rrugës magjistrale Kaçanik- Hani Elezit, saktësisht tek vendi i quajtur “Guri i Shpuar” në Kaçanik.
Policët e Komunikacionit Rrugor ndaj tij si person fizik, përgjegjës i kompanisë i kanë shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 euro, ndërsa ndaj personit juridik (kompanisë) kanë iniciuar fletëparaqitje për gjykatë dhe më pas është liruar rruga për qarkullimin e automjeteve.
Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt apelon tek personat përgjegjës të kompanive që të pajisen me dokumente përkatëse për bllokimin e rrugëve
Policia fton qytetarët që të bashkëpunojnë dhe për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 dhe 0290/322-406. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme
Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Publikohet dosja britanike e Berishës 'non-grata': Përmenden grupe të krimit të organizuar
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit