MPB ka gjobitur 500 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

“Gjatë 24 orëve të fundit (13/14.01.2021) Ministria për Punë të Brendshme njofton se në gjithë territorin e vendit ka regjistruar gjithsejtë 500 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si masë preventive për parandalimin e përhapjes së coronavirusit”.

Nga MPB-ja bëjnë thirrje për respektim dhe zbatim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Covid-19./Telegrafi/