ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit, Valleve dhe Riteve, "N'Karadak Krisin Tupanat”, do të hapë siparin e tij nga data 28 korrik deri më 2 gusht 2026, duke shndërruar sheshet e disa prej qyteteve kryesore të Kosovës në qendra të kulturës dhe traditës botërore.

Ky festival, i cili këtë vit shënon 5-vjetorin e themelimit, do të mbledhë ansamble të ndryshme folklorike nga mbarë bota nën moton: "Kultura është misioni ynë, Kosova është krenaria jonë”.


Agjenda e plotë e aktiviteteve sipas qyteteve:

• Ferizaj (28 Korrik 2026) – Sheshi i Qytetit;

Parada fillon në ora 19:30, ndërsa koncerti qendror mbahet në ora 20:00.

• Kamenicë (29 Korrik 2026) – Sheshi i Qytetit;

Parada fillon në ora 19:30, ndjekur nga koncerti në ora 20:00.

• Gjilan (30 Korrik 2026) – Sheshi i Qytetit;

Parada është caktuar për në ora 19:30, ndërsa koncerti nis në ora 20:00.

• Viti (31 Korrik – 1 Gusht 2026) – Sheshi i Qytetit;

Në qytetin e Vitisë aktivitetet shtrihen në dy ditë, ku parada do të nisë në ora 19:30, ndërsa koncertet do të fillojnë në ora 20:30.

Në këtë përvjetor jubilar marrin pjesë grupe artistike nga 12 shtete të ndryshme: Luksemburgu, Peruja, Panama, Polonia, Portugalia, Meksika, Qiproja e Veriut, Turqia, Egjipti, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ngjarja organizohet nën patronazhin e CIOFF-it dhe mbështetet nga komunat përkatëse si dhe sponsorët lokalë. /Telegrafi/