LAJMI I FUNDIT:

GjirafaMall.com – një tjetër dimension i blerjes online

GjirafaMall.com – një tjetër dimension i blerjes online

Me zhvillimin e teknologjisë dhe trendëve digjitale që po e formësojnë jetën moderne, e sidomos tani kur shumicën e punëve kemi mundësi që t’i kryejmë online, blerja online siç duket sapo u bë më e lehtë.

Duke parë rritjen e trendit të blerjes online në Kosovë, Gjirafa, kompani liderë e teknologjisë në Kosovë, ka vendosur që të sjellë në jetë projektin më të ri te blerjes online. GjirafaMall.com po prezantohet si qendra e parë tregtare online, duke e mbuluar kështu një zbrazëti në blerjen online në tregun tonë.

Për dallim nga Gjirafa50.com ku mund të gjeni produkte origjinale teknologjike, GjirafaMall.com po sjell një format tjetër të blerjes online.

E organizuar si një qendër tregtare, me shumë biznese që shesin në të njëjtin vend, GjirafaMall.com ka mbledhur mijëra produkte nga mbi 40 biznese partnere në asortimentin e kësaj qendre tregtare online dhe i shet ato përmes ueb sajtit www.gjirafamall.com.

Testimi me konsumatorë ka filluar tash e një muaj, ndërsa para disa ditëve ky sajt është bërë i qasshëm për të gjithë konsumatorët online.

Duke ju përshtatur tregut kosovar, kjo qendër ofron shumë mundësi për pagesë, përfshirë pagesën me kesh pas dërgesës dhe atë me këste përmes kartelave bankare.

Për shumicën e produkteve dërgesa e porosive bëhet deri në 48 orë pas blerjes, ndërsa ofron komoditet që ju të bëni blerjet nga shtëpia dhe ti pranoni dërgesat aty, pa pasur nevojë që të silleni nëpër qendrat tregtare me shumë turma të cilat e bëjnë eksperiencën e blerjes të pakëndshme dhe jo komode.