LAJMI I FUNDIT:

Gjira: ON & OFF me muzikën

Gjira: ON & OFF me muzikën
Foto: Gjira Kajtazi/Instagram. Foto-kolazh: Endrit Dallaveraj/Telegrafi

Ajo është një nga femrat pionere të muzikës rep në Kosovë.

Ishte viti 2012 kur publiku shqiptar u njoh me Gjira Kajtazin – vajzën e re çapkëne e cila në një kohë shumë të shkurtër arriti që të rrëmbejë vëmendjen e njerëzve me këngët e saj hite si “Çka po don me t’knu zemër”, “Mami s’po m’len”, “Deja Vu” e shumë të tjera.


Tani ka kaluar më shumë se një dekadë nga ajo kohë dhe Gjira është distancuar prej muzikës, duke iu përkushtuar më shumë jetës familjare, gjersa ‘e freskon’ publikun e saj herë pas here me projekte muzikore, të tilla si kënga më e fundit që ka publikuar me titullin “On & Off”.

Ashtu si edhe titulli i këngës së saj të fundit duket të jetë tashmë relacioni i saj me muzikën. Në një intervistë për Telegrafin, Gjira ka shpalosur detajet e projektit të fundit, gjersa nuk ka lënë shpresa për një rikthim konstant të muzikë, duke vazhduar vetëm me “on & off” me atë që e quan ‘hobin’ e saj…

Telegrafi: Gjira, jeni rikthyer pas shumë kohësh me një këngë të re të titulluar “On&Off”. Na fol pak më shumë rreth këtij projekti?

Gjira: Kënga “On & Off” lindi shumë spontanisht gjatë vizitës time në Prishtinë, në janar. I kisha disa ide dhe pasi kërkova një studio për t’i regjistruar – më ra në vesh producenti Fatjon Miftari. Shumë shpejt e kuptoj çka kisha nevojë të shprehë dhe besoj që krijuam një këngë shumë të bukur.

Foto: Gjira Kajtazi/Instagram

Telegrafi: Një rikthim pas shumë kohësh, ku keni qenë gjatë gjithë kësaj kohe?

Gjira: Gjallë (qesh). E kam cekur shumë shpesh që muzikën e konsideroj vetëm si “hobi”. Fokusin në jetë e kam kryesisht te fëmijët e mi dhe profesionini që e ndjek në Gjermani, aty ku unë jetoj.

Telegrafi: A është “On & Off” një paralajmërim për rikthimin e Gjirës me përkushtim të plotë në muzikë?

Gjira: Jo aspak…nuk kam dëshirë po as kohë të iu përkushtohem muzikës. Herë pas here ndoshta ndonjë këngë për qejfi – por më duhet ta pranoj që rrethanat e tregut shqiptar nuk më tërheqin dhe nxitojnë për më shumë.

Foto: Gjira Kajtazi/Instagram

Telegrafi: Jeni ndër reperet e para të estradës. Na trego pak si po e sheh sot nga këndvështrimi yt skenën rap të Kosovës?

Gjira: Fillimisht dua ta përmend që personalisht kurrë nuk e kam konsideruar veten si repere. Gjithmonë e kam pasur një teknikë ët këndimit që kishte të përfshirë një lloj „këndim – repi“. Në kohën time ka pasur shumë paragjykime. Po më vjen mirë që sot është thyer një akull dhe që femrat, po e marrin guximin për ‘rep’ – edhe pse disave nuk po iu ka shumë hije.

Telegrafi: Tani që u riktheve. Çfarë sheh ndryshe tani në estradë që nga koha kur Gjira kishte debutuar në muzikë?

Gjira: Në kohën time s’ka pasur TikTok, Spotify, dhe Instagrami s’ka qenë kaq “IN” dhe i përdorur sa sot. Besoj që rrjetet sociale e lehtësojnë lidhjen me publikun, po prapë po e shoh që janë krijuar shumë grupe, që nuk lajnë shumë hapësirë për të debutuar në treg. Përkrahin dhe rrinë vetëm mes vete – edhe pse gjithkund në botë ecë gjithçka „me të njohshëm“ – por tek estrada jonë kam përshtypjen që edhe gazetarët/mediat nuk pozicionohen „neutralë“ ndaj artistëve të rinj. Tjetër gjë çka vërehet janë klikimet, dimensionet janë larg realitetit dhe aspak në relacion me popullatën. Vlerësim i rrejshëm. Kam përshtypjen që veç po shtyhen për klikime e jo për të sjellë ndonjë përmbajtje/domethënie në këngë.

Telegrafi: Jetoni mes Gjermanisë dhe Kosovës. Ku e gjeni veten më shumë?

Gjira: Unë jetoj që 30 vjet në Gjermani. Kjo pyetje na ndjek neve mërgimtarëve pothuajse gjatë gjithë jetës. Nuk besoj që ka përgjigje definitive. Po çka mund të them me keqardhje është që nuk do kisha mundur ta paramendoj veten me u kthy në Kosovë për të jetuar.

Telegrafi: Dimë që jeni një nënë dhe grua e përkushtuar. Na trego pak si po të shkon jeta familjare?

Gjira: Për mua personalisht fëmijët e e mi janë kuptimi dhe sensi i jetës, e shijoj kohën me ta dhe padyshim që ma kanë zbukuruar jetën.

Gjira dhe bashkëshorti i saj (Foto: Gjira Kajtazi/Instagram)

Telegrafi: Thënia jote e jetës?

Gjira: “E drejta e ka rrugën e gjatë – por vjen…“.

Telegrafi: Gjira, faleminderit shumë që ishe pjesë e kësaj interviste. Për fund, cili do të ishte mesazhi yt për lexuesit e Telegrafit?

Gjira: Ju faleminderit juve për vëmendjen. Ju dëshiroj shëndet dhe suksese. /Telegrafi/

Foto: Gjira Kajtazi/Instagram

Në trend

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Kalo në kategori