Rap-artistja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi, tash e një kohë është zhvendosur në Gjermani për të jetuar bashkë me familjen e saj.
Ndonëse këtë kohë është tërhequr më shumë nga muzika, ajo nuk heziton që në rrjetet sociale të reagojë shpesh për dukuri të ndryshme që ndodhin në vend.
E njëjta së fundmi ka bërë një reagim pas sulmit që ndodhi në Gjermani, ku Tobias R, 43-vjeç, vrau 11 persona në dy kafiteri në Gjermani, i cili besohet se kishte motive ksenofobe, sipas një njoftimi të ministrit gjerman të Punëve të Brendshme.
Policia në Hanau të Gjermanisë, gjeti 43-vjeçarin të vdekur në apartamentin e tij, kurse pranë tij hasën edhe në trupin e të ëmës 72-vjeçe.
Ishte ky sulm që bëri të reagonte artistja shqiptare, pasi e kishte vuajtur edhe vetë racizmin.
“Pas 25 vitesh unë tashmë jetoj në Gjermani, harroj që jam një fëmijë refugjat me prejardhje migracioni. Në vitin 1994 shpëtuam nga lufta e Kosovës për një jetë më të mirë … këtu gjetëm siguri, infrastrukturë, ushqim, punë, shtëpi. Pas vetëm tre muajsh mësova gjuhën, por më duhet të them se “integrimi” nuk ishte gjithmonë i lehtë për mua. Kështu shpesh më thoshin: ‘Nuk mund të luajmë me të huajt. Ju nuk duhet të vini në shtëpinë time’. Një herë isha edhe tek dera dhe një nënë më tha me vrazhdë se nuk duhet të jem më me fëmijën e saj. Kam qarë shumë si fëmijë. Unë kurrë nuk e dija se çfarë nuk ishte në rregull me mua dhe unë ende luftoj për t’u përshtatur ose “ndjehem e njëjtë” edhe sot. Më duhet të them që jam rritur në një fshat në Palatinate dhe jam e vetëdijshme që jo të gjithë gjermanët janë ksenofob. Por si nënë nuk mund ta kuptoj pse e mësoni fëmijën tuaj të “urrejë” kaq shumë. Ne ishim fëmijë … sot jam e vetëdijshme që kam një përgjegjësi të madhe për mënyrën sesi djali im i sheh qeniet njerëzore. Për mua, të hedhësh poshtë të tjerët për atë që janë, do të thotë të mos jesh në gjendje të pranosh veten. Nesër fëmija im mund të ishte një nga ata viktimat në Shishabar …. por unë kurrë nuk do të jem nëna, djali i së cilës vjen në shtëpi dhe në fund të më vras edhe mua … pasi ka vrarë 11 persona të tjerë më parë … dhe pse?! Sepse ata ishin me origjinë të ndryshme. Është koha të zgjoheni ….. të ndaloni racizmin”, ka shkruar Gjira në llogarinë e saj në Instagram.
https://www.instagram.com/p/B802qplq1ph/
Për sulmin e 43-vjeçarit pati reagime të shumta përfshirë edhe atë të kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila deklaroi se sot racizmi është një helm dhe ky helm gjendet në shoqërinë tonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Sfida e mos reagimeve - ndërpritet uji teksa banorët janë në dush

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët