LAJMI I FUNDIT:

​Gjini: Presim përshpejtim të procedurave që trupat e pajetë të kthehen sa më parë në Kosovë

​Gjini: Presim përshpejtim të procedurave që trupat e pajetë të kthehen sa më parë në Kosovë

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka dhënë informacionet e fundit për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti në Kroaci.

Ai thotë se nga komuna e Gjakovës në gjendje të rëndë janë 2 persona, për gjendjen e të cilëve pret të informohet çdo moment.


Gjini tregon për KosovaPress sesi komunë po u qëndrojnë afër familjeve të viktimave, teksa thotë se presin që të përshpejtohet procedura e ardhjes së trupave të pajetë në Kosovë.

“Sot i kam vizituar familjet e viktimave. I kemi edhe 2 persona të cilët janë në gjendje të rëndë atje dhe po presim me marrë informacione. Po shpresojmë që të gjithë të lënduarit nga të gjitha anët e Kosovës të kthehen pranë familjeve të veta. I kemi pasur 2 ditë të vështira, humbjet janë të mëdha në njerëz aq më tepër kur pas një kohe të gjatë të mungesës të takimeve me familjarët e vet disa prej bashkatdhetarëve tanë e kanë gjetur vdekjen. Mirëpo, ajo çka po provojmë të bëjmë tash është që të jemi sa më afër familjeve dhe të shpresojmë që ata që janë lënduar të kthehen sa më parë pranë familjeve të veta”, tha ai.

Ai shpreh mirënjohje për kujdesin dhe ndihmën që autoritet kroate kanë dhënë për të lënduarit nga aksidenti në këtë vend.

“Lajm i mirë është që autoritetet kroate dhe shërbimi shëndetësor i Kroacisë janë kujdesur jashtëzakonisht mirë për bashkatdhetarët tanë, janë në duar të mira. Tani do të shohim se si do të rrjedhin gjërat, sot dhe nesër, në këto ditë që i kemi përpara[…]Ata që kanë qenë të lënduar më lehtë me siguri se janë para përfundimit të trajtimit në spital. Më duket se i kemi edhe 2 persona që janë pak më rëndë, por duhet të presim. Duhet të presim lajme zyrtare sesi është gjendja e tyre”, thotë Gjini.

Sesa të lënduar janë nga komuna e Gjakovës, Gjini thotë se nuk kanë informata, pasi ende ka procedura tjera që po i kryejnë autoritetet atje.

“Kam pasur biseda me autoritet e Kosovës. Sot kemi biseduar edhe me familjet. E dimë që është procedurë kthimi i kufomave, por është tepër me rëndësi në aspektin humanitar që trupat e pajetë të kthehen sa më parë në Kosovë në mënyrë që familjet e viktimave të mos jetojnë edhe më gjatë në këtë lloj ankthi edhe pa i varrosur viktimat. Po shpresoj që këto procedura të përshpejtohen në mënyrë që familjet të mos presin gjatë”, u shpreh ai.

Ditën e diel, në një aksident në Kroaci kanë mbetur të vdekur 10 bashkatdhetarë, të cilët ishin nisur për pushime tek familjet e tyre në Kosovë. Shumë nga udhëtarët mbetën të lënduar, teksa trupat e personave të pajetë pritet që të vijnë në vend.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori