LAJMI I FUNDIT:

Gjini: Politikanët e Kosovës shkunden kur e dëgjojnë kryeministrin Haradinaj

Gjini: Politikanët e Kosovës shkunden kur e dëgjojnë kryeministrin Haradinaj

Kryetari i Gjakovës dhe zyrtari i lartë i AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se shumica e politikanëve në Kosovë nuk janë mësuar të mendojnë vet.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Gjini ka shkruar se shumica e politikanëve në vend shkunden kur e dëgjojnë kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.


“Si rrjedhojë, nuk do mend se shumë politikanë të Kosovës (sidomos ata e ato që nuk përfaqësojnë asnjë fuqi as elektorale as ideologjike) shkunden krejt kur e dëgjojnë kryeministrin Haradinaj të mbajë qëndrim shtetërorë. Thjesht nuk janë mësuar të mendojnë vet. Kanë lundruar me vite, pa orientim, kah fryn era”, ka shkruar Gjini, transmeton Telegrafi.

Ai ka përmendur edhe reagimet e Vuçiqit për emërimin e ministres së Bujqësisë dhe deklaratat e kancelarit Kurz, për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

Postimi i plotë i Gjinit:

“1.Reagimi i Kryetarit të Serbisë në lidhje me emërimin e Ministres së Bujqësisë së Kosovës, përpos tjerash tregon edhe qasjen e qeverive të mëparshme të Kosovës ndaj Serbisë. Po duket se Vuçiq ka qenë mësuar të vendosë se kush do të jenë ministrat Serb të Kosovës. Tani po duket qesharak.

2. Deklaratat e Kancelarit Austriak Kurz, poashtu dëshmojnë diçka për qeveritë e Kosovës. Ato kanë lejuar që kushdo të flasë për territorin, për rregullimin kushtetues e për çkado tjetër për vendin tonë. Thuajse edhe vet ne besonim se shtetin e kemi për mahi.

3. Si rrjedhojë, nuk do mend se shumë politikanë të Kosovës (sidomos ata e ato që nuk përfaqësojnë asnjë fuqi as elektorale as ideologjike) shkunden krejt kur e dëgjojnë kryeministrin Haradinaj të mbajë qëndrim shtetërorë. Thjesht nuk janë mësuar të mendojnë vet. Kanë lundruar me vite, pa orientim, kah fryn era”, ka shkruar Gjini. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori