LAJMI I FUNDIT:

Gjini rrëfen për kohën e luftës dhe pasluftës: Në Gjakovë kishte uzurpime pronash, por më pak se në Prishtinë (Video)

Gjini rrëfen për kohën e luftës dhe pasluftës: Në Gjakovë kishte uzurpime pronash, por më pak se në Prishtinë (Video)

Ardian Gjini ka folur për periudhën e luftës dhe momentet e tij në UÇK.

Në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini, ai ka thënë se si pjesë e UÇK-së, ai ka punuar në rekrutim dhe në mbledhje të fondeve.


Gjini tregon se gjatë luftës ka qenë kryesisht në Gjakovë, dhe rrallë ka lëvizur në Prishtinë.

“Në UÇK kisha pseudonimin ‘Lidhja numër 19’. Ramush Haradinaj si Komandant i Zonës ma ka dërguar një telefon satelitor, kam pas edhe një revole dhe dy bomba dore, ndërsa më vonë kisha edhe një kompjuter”, është shprehur kryetari i Gjakovës.

Ai ka thënë se në UÇK shumica kanë qenë patriot, dhe ata kanë ditur të sillen mirë.

“Në çdo luftë ka pas edhe aventurier edhe patriotë. Pjesa dërrmuese e luftëtarëve kanë qenë patriotë. Sot, njerëzit dinë të bëjnë dallimin kush ishte i vërtetë e kush aventurier”, ka thënë Gjini, përcjell Telegrafi.

I pari i Gjakovës ka folur edhe për periudhën e uzurpimeve, duke thënë se një pjesë e tyre kanë ndodhur për shkak të mungesës së vendstrehimeve.

“Në Gjakovë ka pas uzurpime të pronave, por jo më shumë se në Prishtinë. Disa uzurpime kanë qenë edhe të natyrës legjitime, pasi ata banorë që janë vendos aty i kanë pas shtëpitë e djegura”, është shprehur më tej Gjini.

Sipas tij, disa agjencione kanë pas për qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së.

“Ka pas tendencë serioze për ta portretizuar luftën e UÇK-së, si një luftë aventuriere e jo si luftë e popullit të Kosovës”, ka përfunduar Gjini rrëfimin e tij për periudhën e luftës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori