LAJMI I FUNDIT:

Gjini fton prindërit që nesër t’i dërgojnë fëmijët në shkollë

Gjini fton prindërit që nesër t’i dërgojnë fëmijët në shkollë

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka takuar sot drejtorët e shkollave të komunës së Gjakovës për të biseduar për mundësinë e përfundimit të grevës së arsimit, pas rritjes së pagave të tyre nga ana e qeverisë, duke i kërkuar atyre që nesër në mëngjes shkollat të jenë të gatshme për t’i pritur nxënësit.

Gjini ka thënë gjatë ditëve të kaluara ka marrë qindra mesazhe nga prindër dhe mësimdhënës të komunës sonë.

“Shumë mësimdhënës janë shprehur të gatshëm për ta vazhduar procesin e mësimit. Ndërsa të gjithë prindërit kanë qenë të brengosur për tejzgjatjen e mos mbajtjes së mësimit për fëmijët e tyre. Duke i pasur parasysh të gjitha këto, unë kam kërkuar nga drejtoret e shkollave që nesër në mëngjes shkollat të jenë të ngrohta dhe të gatshme për t’i pritur nxënësit. Po ashtu kam kërkuar nga operatorët transportues që i bartin nxënësit për në shkollë që ta fillojnë bartjen. I ftoj të gjithë prindërit që nesër t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, ndërkohe arsimtaret janë të lirë të vendosin se a do ta zhvillojnë procesin e mësimit apo ta vazhdojnë grevën”, ka thënë Gjini. /Telegrafi/