LAJMI I FUNDIT:

Gjilani njofton se bizneset të dielën do të punojnë sikur edhe në ditët tjera

Gjilani njofton se bizneset të dielën do të punojnë sikur edhe në ditët tjera

Kryetari i Komunës së Gjilanit është në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë, me kryetarët e regjionit të Gjilanit dhe njofton të gjithë komunitetin e biznesit se vendimi i qeverisë është në fuqi deri më 13 prill, prandaj të gjitha bizneset të cilat janë të liruara të punojnë në bazë të vendimit të fundit të qeverisë së Kosovës në këtë kohë pandemie, mund të punojnë edhe të dielën.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në një adresim për publikun, ka pohuar se nuk është ndërmarrë ende asnjë vendim ndryshe për ditën e diel, prandaj janë të liruar të punojnë bizneset normalisht sikur edhe ditët tjera, mirëpo gjithmonë duke respektuar vendimin e qeverisë, rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik, mjekëve dhe institucioneve lokale në përballjen dhe parandalimin e virusit Covid-19.


Për çdo ndryshim në kohë apo në orar, Komuna e Gjilanit, do t’i njoftoj të gjithë qytetarët dhe komunitetin e biznesit.

“Në Gjilan përmbajtja dhe respektimi i rekomandimeve të shtetit është në nivelin maksimal dhe për këtë Komuna e Gjilanit është falënderuese për të gjithë qytetarët dhe apelon që edhe më tutje të qëndrojnë në shtëpi, sepse kjo është konstatuar nga niveli profesional i shëndetësisë si masa më e fuqishme në luftimin e pandemisë Covid-19”, ka deklaruar nënkryetari Ismajli.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori