LAJMI I FUNDIT:

Gjilani një milion euro për bujqësi më 2015

Gjilani një milion euro për bujqësi më 2015

Komiteti për Zhvillim Ekonomik (KZHE) është informuar të martën me planin e mbjelljeve vjeshtore, gjendjen e pyjeve, panairin e bletarisë si dhe me raportin e Ndërmarrjes Publike “Stacioni i Autobusëve”, të cilin e ka rekomanduar për Kuvend Komunal.

Fillimisht, drejtori për Bujqësi Ramiz Ramadani, ka thënë se sivjet janë planifikuar të mbillen me grurë 2.850 hektarë si dhe 100 të tjerë, me elb. Ai ka thënë me farë gruri janë subvencionuar 752 fermerë, aq sa ka qenë edhe numri i aplikuesve.


Është hera e parë që Komuna e Gjilanit i ka subvencionuar të gjithë fermerët me farë gruri dhe mbase është komuna e vetme në Kosovë që e ka bërë këtë, ka thënë Ramadani. Sipas tij, një aplikues i vetëm është tërhequr nga kërkesa, pasi është sfiduar nga komisioni, meqë kishte dyshime që do ta përdorte farën për mbjellje.

Në dy raste, komisioni ka zbuluar se nga e njëjta familje kishin aplikuar të dy bashkëshortët, ndërsa në një rast tjetër është konstatuar se personi i njëjtë ka aplikuar me dy adresa të vendbanimit. Këto parregullsi janë mënjanuar, ka thënë Ramadani, duke sqaruar se në rastin e parë bëhet fjalë për fermerë serbë, ndërsa në rastin e dytë, për një fermer shqiptar.

Ramadani ka thënë se me këtë farë, e cila është e testuar dhe e dëshmuar për prodhimtari, priten rendimente më të larta të grurit verën që vjen. Sasia e tërësishme e farës që është shpërndarë është rreth 203 mijë kilogramë.

Ai tha se zyrtarët e bujqësisë do t`i përcjellin zhvillimet në terren dhe nëse vërtetohet që ndonjëri nga përfituesit nuk e ka përdorë farën për qëllimin e caktuar, ai do të përjashtohet nga lista gjatë tri viteve të ardhshme.

Sa i përket premtimit të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri për rritjen e investimeve në bujqësi për vitin 2015, në një milion euro, Ramadani ka thënë se ky premtim do të realizohet, pavarësisht se Ministria e Financave e ka ulur buxhetin komunal për bujqësi në 429 mijë euro.

“Kryetari Haziri më ka garantuar se bujqësia do t`i ketë 1 milion euro buxhet në vitin 2015 dhe ka kërkuar prej meje që planifikimet t`i bëjë në bazë të kësaj shume, meqë ka arritur t`i sigurojë edhe rreth 700 mijë euro nga burime të tjera”, theksoi Ramadani.

Ndërkaq sa i përket gjendjes së pyjeve, Ramadani ka thënë se menaxhimi i kësaj pasurie është i vështirë, derisa përgjegjësia është e ndarë ndërmjet Komunës dhe Autoritetit Pyjor të Kosovës dhe ka kërkuar që kompetencat për pyjet të barten në nivel lokal. Ndryshe, ai ka thënë se sivjet është bërë rrallimi i pyjeve në Pogragjë, Zhegër e Bresalc, në pjesët që kanë qenë të përfshira nga zjarri. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori