Gjilanasi Sinan Muji, i vrarë në Irak, kishte me vete edhe gruan dhe djalin


KTV merr vesh se Sinan Muji, i vrarë në Irak, kishte me vete edhe familjen e tij, gruan dhe fëmijën, transmeton koha.net.
Familjarët kanë njoftuar se e kanë varrosur atë në Siri, ndërsa gruaja në ditët në vazhdim pritet të vendos nëse do të kthehet bashkë me djalin në vendlindje.
Të vrarët tjerë nga Kosova janë: Ebu Sofjani, Ebu Sajmiri nga Mitrovica, Ebu Ubajde, Zeqir Qorraj dhe Liridon Sadiku.
Ndërkohë 11 persona janë vrarë në Siri dhe Irak, nga sulme ajrore, gjashtë prej tyre shqiptarë nga Kosova, një nga Maqedonia dhe një nga Shqipëria. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/09/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































