Gjilan, votat e diasporës përcaktojnë a do të ketë balotazh

Ka përfunduar numerimi i votave për zgjedhjet e kryetarit të komunës së Gjilanit.
Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! (LVV), Alban Hyseni, prin me një epërsi të qartë dhe është shumë pranë fitores pa balotazh.
Nga 133 vendvotime të procesuara (100%), Hyseni ka marrë 49,79% të votave ose 21,463 vota, duke lënë pas kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbër Ismajli, me 34,24% (14,761 vota).
Rezultatet e tjera janë si vijon:
Riad Rashiti (PDK) – 12,23% (5,273 vota)
Nazim Gagica (AAK) – 1,96% (843 vota)
Isa Agushi (Bashkimi për Ndryshim Anamorava) – 1,44% (622 vota)
Ilir Poroshtica (GUXO) – 0,34% (146 vota)
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































