LAJMI I FUNDIT:

Gjilan, prostitucioni në lokalet e masazhit, arrestohet një polic dhe një femër nga Shqipëria

Gjilan, prostitucioni në lokalet e masazhit, arrestohet një polic dhe një femër nga Shqipëria

Policia e Kosovës ka arrestuar një hetues policor dhe një shtetase të Shqipërisë për përfshirje në prostitucion me lokale masazhi.

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Arben Ismajli ka thënë se arrestimi i tyre është bërë pas një hetimi të gjatë disa mujor, përshirë masat e fshehta për shkak të dyshimit se në lokale të tilla zhvillohet prostitucioni.


“Unë e kam lëshuar një vendim për ndalim të një zyrtari policor me inicialet F.SH, dhe një shtetase të Shqipërisë me inicialet D.K nga Lushnja, dhe janë ndalur për ndaljen e mundësimit të prostitucionit përmes masazheve. Ne kemi pasur masat e hetimit që disa muaj, dhe sot të njëjtit i kemi zënë në vepër dhe i kemi arrestuar”, ka thënë Ismajli.

Ismajli bën të ditur se të dëmtuar në këtë proces janë tre persona të gjinisë femërore, njëra prej tyre është e mitur.

“Dy persona gjinisë femërore janë të dëmtuara, aty ka qenë edhe një e mitur”, ka thënë prokurori Ismajli për Insajderin.

Prokurori Ismajli ua ka caktuar nga 48 orë ndalim policor. Merret vesh se polici kosovar është hetues në stacionin policor në Novobërdë.

Ditë më parë një vajzë kishte rrëfyer për emisionin “Udhëve” se si e kishte filluar punën në njërën nga qendrat e masazhit në Prishtinë.

Aty kishte punuar më pak se 3 muaj, por ajo çfarë kishte parë dhe përjetuar aty, ishte e mjaftueshme që ajo mos të dojë kurrë të kthehej në atë jetë.

“Nuk ka qenë punë që vet e kom dëshiru me e bo, por prej fjalëve të shoqeve që kanë punu me kanë thënë se 500 euro është pagesa mujore që bëhet, plus me përqindje ditore se sa punon”, rrëfen ajo.

Ajo tregon se pronari ju kishte vënë kushte të punës, që ato të formonin një përqindje ditore të parave, të cilat do i merrnin vetë vajzat.

“Aty ka pas disa rregulla që është dashtë me i përfillë edhe vet na masazherkat, por çka se kemi pas të lejuar, ka qenë me pas marrëdhënie me klientat, por vetëm gjëra intime për me mujtë me e nxjerrë edhe një pagesë ditore… varet sa ju ka kërkuar masazherja për me e kry atë punë… 25 euro”, tregon Besa.

Një orë për të bërë masazh kishte kushtuar 30 euro. Ndërsa numri i klientëve që e frekuentonin një qendër të tillë ishte i madh.

“Brenda 2 ore kanë qenë 10-15 klienta, dhe me bo gjera intime ato me klienta të vetë. Secila e ka pasur klientin e vet”.

Sipas saj, shumica prej atyre vajzave, pas orarit të punës kanë vazhduar me klientë të tyre edhe hotele.

“Nëse dikush i ka thënë se është hera e tretë ose e katërt që po vjen atëherë u kanë klient i rregullt nuk ka qenë diçka i dyshuar, por nëse dikush ka qenë veç hera e parë që ka qenë në atë masazh për me bo masazh, atëherë është dyshuar se është ndonjë polic civil”, ka thënë ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori