Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Gjiko, emri i vërtetë i të cilit është Asdren Gjikolli, nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e tij për veturat e shtrenjta.

Meqë muaj më parë bëri të ditur se bleu një jaht i cili i kushtoi vërtetë shumë, së fundmi reperi duket se ka bërë një tjetër blerje të kushtueshme.


I njëjti ka publikuar disa fotografi të reja, në të cilat tregon se koleksionit të tij të veturave i është bashkuar edhe një veturë e re e tipit 'Porsche'.

75233805 1181868505332193 5498118941349773312 n Gjiko bëhet me një tjetër veturë luksoze (Foto: Instagram)

"Eja te babi vogëlush", ka shkruar reperi krahas imazhit, ku shfaqet makina e tij super luksoze.

Gjithashtu, gjatë kësaj kohe reperi nga Peja ka qenë shumë i angazhuar duke punuar në projekte të reja muzikore. Ai ka paralajmëruar 12 këngë të reja dhe i ka këshilluar reperët tjerë të bëhen gati për këto super hite.

74222809 2363282940654472 3019449931363516416 n Gjiko bëhet me një tjetër veturë luksoze (Foto: Instagram)

Veç tjerash, Gjikolli këtë verë nuk mungoi as në mbrëmje e koncerte muzikore, madje lirshëm mund të thuhet se është një nga artistët më të kërkuar në tregun tonë.

/Telegrafi/