Asdren Gjikolli vitin e kaluar ka pasur një numër të madh të koncertesh dhe ka sjell disa projekte muzikore.

Ai gjithashtu u bë prindër së bashku me bashkëshorten, Elita Rudin, të cilët djalin e pagëzuan me emrin Zëri.


Reperi pejan është i njohur edhe për një jetë mjaft aktive dhe luksoze që bën, ku përfshihen edhe pushimet.

jaht 1

Gjiko së fundi ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet një jaht i vogël.

"Fluturo. Jahti i bardhë. 900 kuaj/fuqi", ka shkruar ndër të tjerash gjersa e ka përshkuar anijen.

Ndryshe, Asdreni është duke punuar në këngë të reja dhe do të mbajë disa koncerte gjatë verës. /Telegrafi/

jaht 2

jaht 3