LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti holandez pezullon biznesin në Rusi, birra Heineken nuk do të prodhohet e shitet më në këtë shtet

Gjiganti holandez pezullon biznesin në Rusi, birra Heineken nuk do të prodhohet e shitet më në këtë shtet

Kompania holandeze Heineken që merret me prodhimin e birrës, ka pezulluar biznesin e saj në Rusi.

Pezullimi nënkupton ndaljen e shitjes dhe prodhimin e birrës Heineken në Rusi, transmeton Telegrafi.


Gjiganti holandez është ndër kompanitë e fundit që kanë pezulluar biznesin në Rusi.

E një gjë të tillë gjatë mbrëmjes së kaluar e kanë bërë dhjetëra kompani të mëdha si Coca Cola, Pepsi, Starbucks dhe McDonald’s.

Ky veprim i kompanive të mëdha vjen si rezultat i pushtimit rus në Ukrainë, dhe i janë bashkuar sanksioneve të vendeve të Perëndimit. /Telegrafi/