Gjiganti evropian e bën prioritet transferimin e Kubos

E ardhmja e Takefusa Kubos duket larg Real Sociedadit, por edhe La Ligas.
Sulmuesi anësorë ka shkëlqyer në vitet e fundit në La Liga dhe është i gatshëm për të bërë një hap para në karrierë.
Kubo iu bashkua Real Madridit në vitin 2019 dhe që nga ajo kohë ka ndryshuar disa skuadra në La Liga si RCD Mallorca, Villarreal e Getfae, para se të shitej te Sociedad në vitin 2022.
Por pasi ka gjetur vazhdimësi tani, e ardhmja e Kubos duket larg klubit bardhekaltër pasi edhe Bayern Munich është futur në garë për të.
Bavarezët janë gati ta shesin francezin Kingsley Coman dhe Kubo shihet si zëvendësuesi i tij.
Kicker ka raportuar se bavarezët janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 40 milionë euro për të.
Reprezentuesi japonez është edhe në listën e Liverpoolit, me The Reds që e duan atë nëse largohet Mohamed Salah.
23-vjeçari këtë edicion ka luajtur në 43 ndeshje zyrtare, teksa ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/



















































