Ndërlidhja më e mirë e sektorit të arsimit me sektorin privat duhet të jetë prioritet kryesor gjatë hartimit të reformave në sektorin e arsimit në vend, me qëllim që të reduktohet boshllëku i shkathtësive në tregun e punës në Kosovë. Kështu u tha sot në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me projektin e Rritjes së Punësimit të të Rinjëve, ku edhe u prezantuan të gjeturat kryesore të një hulumtimi në këtë temë.
Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Amerikane vlerësoi se gjetja e kuadrove të kualifikuara për profile të caktuara është identifikuar si një problem serioz për shumë kompani në sektorin privat, gjë që drejtpërdrejt ndikon në konkurrueshmërinë e tyre. Kjo edhe ka nxitur nevojën e kryerjes së një hulumtimi të tillë, me qëllim të identifikimit të atyre shkathtësive të cilat më së shumti nevojiten në sektor privat, dhe të përpilohen rekomandime që mund të ndihmojnë në përmirësimin e dialogut mes institucioneve arsimore dhe kompanive private.
Patrick Etienne, Drejtor i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë, shprehu kënaqësinë e tij me hulumtimin e realizuar, duke konsideruar të gjeturat si shumë të rëndësishme dhe si indikatorë të rëndësishëm për eliminimin e problemeve me të cilat përballet sektori privat në aspektin e fuqisë punëtore. Ai kërkoi nga ministritë përkatëse të marrin në konsideratë të gjeturat e hulumtimit dhe që të promovojnë trajnimet profesionale në mesin e të rinjve, në vend të drejtimeve akademike, për të cilat mund të mos ketë kërkesa në tregun e punës.
Në prezantimin e raportit, Visar Hapçiu, Menaxher i Politikave në Odën Amerikane, sqaroi se hulumtimi ka përfshirë një anketë me 200 kompani në shtatë rajone të Kosovës, me fokus në tre sektorë të ekonomisë, gjegjësisht sektorin e prodhimit, tregtisë dhe shërbimeve. Sipas këtij studimi, boshllëku më i madh i shkathtësive është paraqitur në sektorët e prodhimit dhe shërbimeve, veçanërisht në profile teknike që zakonisht mësohen në shkolla të arsimit dhe aftësimit profesional. Për më shumë, studimi vë në pah edhe mungesën e komunikimit të vazhdueshëm mes sektorit arsimor dhe atij privat, gjë që ka krijuar një situatë ku kurrikulat e institucioneve arsimore nuk janë në përputhje me kërkesat e kompanive për fuqi të kualifikuar punëtore.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, tha se këto të gjetura do t’i hyjnë në punë ministrisë që ai drejton në hartimin e planeve apo reformave për sektorin e arsimit. Ai sqaroi se arsimi profesional do të jetë prioritet kryesor i ministres gjatë viteve në vijim, meqenëse është identifikuar si pike kryesore e intervenimit për të krijuar kuadro sipas nevojave të sektorit privat. Bytyqi po ashtu përmendi edhe disa nga sfidat kryesore me të cilat shkollat profesionale ballafaqohen, duke përfshirë këtu edhe vështirësitë financiare, si dhe u bëri thirrje bizneseve për bashkëpunim dhe komunikim më të shpeshtë me këto institucione.
Skënder Reçica, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, prezantoi planet e ministrisë në këtë fushë, duke potencuar se synimi kryesor i tyre është që falë përgatitjes më të mirë profesionale dhe rritjes së mundësisë së punësimit, në Kosovë të ketë sa më pak familje në asistencë sociale. Reçica u zotua se në ministri do të krijohen grupe të punës për të analizuar të gjeturat e studimit dhe të shihet se si mund të përdoren ato për hartimin e politikave cilësore për aftësim profesional. Ai po ashtu përmendi edhe punën e qendrave të aftësimit profesional që funksionojnë në kuadër të Agjencisë së Punësimit, duke theksuar potencialin që ato kanë në përgatitjen e fuqisë punëtore.
Konferenca vazhdoi me diskutime të mëtejme mes bizneseve, institucioneve arsimore dhe organizatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, ku dakordimi kryesor ishte se reforma e sistemit arsimor duke u bazuar në nevojat e sektorit privat është tejet e rëndësishme për zhvillimin ekonomik afatgjatë në Kosovë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Modë apo relaks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre