LAJMI I FUNDIT:

Gjesti i shëmtuar i një të riu: I ofroi ushqim të pastrehut, para se t’ia përplaste për fytyre (Video)

Gjesti i shëmtuar i një të riu: I ofroi ushqim të pastrehut, para se t’ia përplaste për fytyre (Video)

I riu i paemëruar e ka kryer një gjest shumë të shëmtuar në Derby të Anglisë, ndaj një burri që besohet të jetë i pastrehë.

Në momentin që i ofroi ushqim, ai ia përplasi për fytyre atë që dukej si mish dyneri dhe pomfri, transmeton Telegrafi.


“Nuk e dija çfarë do të bënte, ndjehem shumë keq për veprimin që bëri ai”, ka thënë shoku tij, i cili realizoi videon.

Duke pretenduar se të dy ishin të dehur, ai u shpreh se është penduar thellë dhe kërkon falje për shqetësimin.

Komentuesit e rrjeteve sociale shkruan shumë komente negative, ndërsa u kërkua që ai të përgjigjej për sjelljen e pahijshme. /Telegrafi/