LAJMI I FUNDIT:

Gjest i mirë i dy të rinjve, kuletën e gjetur me një shume të hollave e dorëzojnë në polici

Gjest i mirë i dy të rinjve, kuletën e gjetur me një shume të hollave e dorëzojnë në polici
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka bërë të ditur se dy të rinj- nxënës të cilët e kanë gjetur kuletën me dokumentacion dhe me një shumë të hollave duke vepruar ndërgjegjshëm i kanë dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj.

Ky gjest i mirë, është raportuar sot rreth orës 07:55 nga dy të rinjtë- nxënës të cilët deri sa ndodheshin në udhëkryqin afër shkollës profesionale në Skenderaj, kanë gjetur një kuletë me dokumentacion dhe një shumë të hollave.


Në njoftim thuhet se Policia pasi ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i ka humbur kuleta me dokumentacion dhe të hollat, të njëjtat ia ka dorëzuar pronarit, me ç’rast i njëjti ka falënderuar dy të rinjtë- nxënësit dhe policinë e Kosovës.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, ju është mirënjohëse dy të rinjve- nxënësve për gjestin e ndërgjegjshëm”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/