Norma e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për furnizimet e gazit përmes rrjetit të gazit natyror do të ulet nga 19 në 7 për qind për një periudhë të kufizuar nga 1 tetori deri në fund të marsit 2024.
Parlamenti gjerman ka miratuar me shumicë të madhe votash uljen e përkohshme të TVSH-së për gazin. Votave të shumicës së koalicionit tripartiak të qendrës së majtë iu shtuan edhe votat e grupeve parlamentare CDU/CSU dhe AfD. Vetëm e Majta abstenoi.
“Ne përdorim fuqinë tonë ekonomike për të mbrojtur prosperitetin e vendit tonë”, tha ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.
Ai akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se dëshiron të shkundë ekonomitë e vendeve perëndimore me një “luftë energjetike” në mënyrë që t’i dobësojë ato nga brenda.
“Putini do të dështojë me këtë qëllim”, shtoi Lindner.
Norma e TVSH-së për furnizimet e gazit përmes rrjetit të gazit natyror do të ulet nga 19 në 7 për qind për një periudhë të kufizuar nga 1 tetori deri në fund të marsit 2024. E njëjta gjë do të ndodhë edhe për ngrohjet qendrore, me të cilat furnizohet një pjesë e mirë e apartamenteve në Gjermani.
“Shteti nuk duhet të jetë përfitues nga çmimet e rritura të energjisë” tha Lindner, duke shpjeguar pse ai po i qëndronte uljes së tatimeve.
Por, ai kujtoi se edhe me këtë ulje, çmimet e gazit dhe të energjisë do të vijojnë të rëndojnë xhepin e konsumatorëve.
“Ulja e taksës së shitjes për gazin është e saktë. Megjithatë, do të kishte qenë më mirë sikur koalicioni të kishte arritur më herët në këtë konstatim”, tha eksperti i ekonomisë i CDU-së, Mathias Middelberg.
Ai kritikoi gjithashtu faktin se paketa prej 200 miliardë eurosh e planifikuar tani nga qeveria deri tani nuk është tjetër vetëm një borxh.
“Mbetet plotësisht e paqartë çfarë doni të financoni me të”, tha politikani konservator.
Folësit nga SPD dhe të Gjelbrit hodhën poshtë akuzat. Politikania e të Gjelbërve, Katharina Beck theksoi se ulja e taksave duhet parë “si pjesë e një koncepti më të madh”. Kjo përfshin gjithashtu heqjen e fitimeve të tepërta nga kompanitë energjetike, e cila është duke u negociuar aktualisht në Bruksel.
Qeveria gjermane bëri të njohur të enjten se do të vërë në dispozicion 200 miliardë euro për të sfumuar efektet ekonomike dhe sociale të rritjes së çmimit të energjisë. Një komision ekspertësh aktualisht po shqyrton se çfarë masash do të merren konkretisht. Rezultatet do të prezantohen në mes të tetorit. /Deutsche Welle/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare "Sali Çekaj, heroi i Kosovës"
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Mustafa: Kosova me rritje të ngadalësuar ekonomike, Qeveria të koordinohet me aleatët
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur