LAJMI I FUNDIT:

Gjermania do të punojë së bashku me Francën për vazhdimin e dialogut

Gjermania do të punojë së bashku me Francën për vazhdimin e dialogut

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, deklaroi sot se përderisa marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës nuk zgjidhen përgjithmonë, do të ketë tension, andaj Berlini po bën përpjekje për të nisur një dialog mes të dy palëve, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të siguronte stabilitetin e rajonit.

Maas, në një fjalim në Bundestag, duke përsëritur propozimin e qeverisë për të vazhduar pjesëmarrjen e ushtrisë gjermane në KFOR, kujtoi se ky ishte gjithashtu qëllimi i samitit të zhvilluar kohët e fundit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga udhëheqësit gjermanë dhe francezë në Berlin dhe njoftoi se “Gjermania dhe do të punojë së bashku me Francën në javët dhe muajt e ardhshëm për të arritur atë qëllim”.


Maas tha se në muajt e fundit ka pasur një përkeqësim në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës dhe se ai sheh një potencial të madh për përshkallëzim, siç tha ai, kryesisht te serbët, kryesisht të vendosur në veri të Kosovës.

“Javën e kaluar kjo është parë përsëri. Qeveria serbe ka ngritur sigurinë e ushtrisë kur policia e Kosovës ka kryer aksionin në disa vende në Kosovë, madje edhe në veri kundër krimit të organizuar”, tha Maas.

Ai tha gjithashtu se gjatë gjithë operacionit policor, komandanti i KFOR-it ishte në kontakt të vazhdueshëm me palën serbe, policinë e Kosovës, EULEX-in dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë.

“Misioni, edhe një herë, ka kontribuar në qetësimin e situatës në një situatë të vështirë. Kjo tregon se KFOR-i ishte dhe mbetet forca stabilizuese. Dhe, më e rëndësishmja, KFOR-i gëzon mbështetjen e të dyja palëve, e cila është një vlerë e artë sidomos në situatën aktuale, kur ndërmjetësimi është thelbësor dhe kjo do të jetë e rëndësishme për muajt e ardhshëm”, thotë Maas.

Ai theksoi se këtë muaj misioni i KFOR-it është duke hyrë në vitin e 20-të të pranisë në Kosovë dhe se ky është misioni më i gjatë i ushtrisë gjermane.

Maas tha se ushtria gjermane dikur kishte 6,000 ushtarë në KFOR dhe se “falë progresit të viteve të fundit, prania është zvogëluar në mënyrë të vazhdueshme”, kështu që në këtë mandat numri i ushtarëve nga 800 është reduktuar në 400.

Ai vlerëson se fakti që zvogëlimi i pranisë së ushtrisë gjermane është një mesazh i qartë se gjithçka funksionon në terren, por gjithashtu se ushtria gjermane mund të reagojë shpejt dhe me fleksibilitet për përkeqësimin e papritur të gjendjes së sigurisë, e cila, sipas tij, mund të ndodhë në çdo kohë për shkak të tensionit. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori