LAJMI I FUNDIT:

Gjermania me strategji të re industriale

Gjermania me strategji të re industriale

Ministri gjerman për Çështjet Ekonomike dhe Energjinë, Peter Altmaier, shprehu dëshirën për krijimin e kushteve të favorshme për një ekonomi më novative e konkurruese për vendin dhe Evropën.

Ai e tha këtë në ceremoninë e hapjes së një konference mbi strategjinë industriale kombëtare të Gjermanisë.


Altmaier propozoi politika më aktive në Strategjinë Industriale Kombëtare 2030 të paraqitur në muajin shkurt të 2019-së, përcjell Telegrafi.

Për të parandaluar blerjet e padëshirueshme të kompanive nga investitorët e huaj, ministri gjerman sugjeroi që qeveria të marrë pjesë në zhvillimin e kompanive.

Ndërsa, Federata Gjermane e Industrive ka kritikuar këtë metodë, duke i bërë thirrje qeverisë të ndryshojë këtë qëndrim. /Telegrafi/