LAJMI I FUNDIT:

Gjermania shpall të jashtëligjshëm modelin e biznesit të Facebookut

Gjermania shpall të jashtëligjshëm modelin e biznesit të Facebookut
The Facebook logo is displayed at the 2018 CeBIT technology trade fair on June 12, 2018 in Hanover, Germany. The 2018 CeBIT is running from June 11-15. (Photo by Alexander Koerner/Getty Images/Guliver)

Modeli i Facebookut bazohet tek gjurmimi i përdoruesve. Kështu kompania grumbullon të dhënat për faqet që vizitojnë dhe aplikacionet që përdorin, çfarë blejnë dhe kur blejnë, si dhe çfarë pëlqejnë dhe kështu kombinon gjithë informacionin në profile të detajuara. Facebook i përdor këto të dhëna për të dërguar reklama tek përdoruesit sipas interesave të tyre.

Avokatët e privatësisë kanë arritur në përfundimin se rrjeti social nuk është mjaftueshëm transparent me të dhënat që posedon dhe çfarë bën me to. Si rezultat shumica nuk kuptojnë se çfarë kostoje ka regjistrimi tek një shërbim falas në internet.


Ditë më parë, Zyra Federale Gjermane për Monopolet (FCO), tha se Facebook po shfrytëzon konsumatorët duke u kërkuar të pranojnë grumbullimin e të dhënave për një llogari falas. Autoritetet kërkuan ndalimin e kësaj praktike, përcjell Telegrafi.

Facebook mund të gjobitet mbi 22 milionë dollarë për dështimin në mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve
Lexo po ashtu Facebook mund të gjobitet mbi 22 milionë dollarë për dështimin në mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve

Autoriteti tha se Facebook nuk do të lejohet më të detyrojë përdoruesit të pranojnë një praktikë të tillë.

Në një postim, Facebook shkruante se ishte kundër konkluzioneve të autoriteteve dhe se do të apelonte vendimin në mënyrë që gjermanët të vazhdojnë të përfitojnë shërbimet e rrjetit social.

Facebook gjobitet me 565 mijë euro për skandalin e Cambridge Analytica
Lexo po ashtu Facebook gjobitet me 565 mijë euro për skandalin e Cambridge Analytica

Kompania ka një muaj kohë për të apeluar dhe nëse dështon duhet të ndryshojë mënyrën se si menaxhon të dhënat e përdoruesve në Gjermani dhe jo vetëm por edhe t’i vënë në dijeni.

Nëse Facebook humbet apelimin, atëherë Gjermania do të shndërrohet në eksperimentin e madh i cili do të provojë nëse ekonomia e mbikëqyrjes është i domosdoshëm për operimin e medies sociale. /Telegrafi/