LAJMI I FUNDIT:

Gjermania shkallë të lartë të vlerësimit kreditor

Gjermania shkallë të lartë të vlerësimit kreditor

Statusi i Gjermanisë si tregu i borxhit referencë në Europë po kërcënohet ndërkohë që Berlini po merr më pak hua ndërsa Banka Qendrore Europiane po përshpejton programin e blerjes së titujve të borxhit.

Kthimet deri në maturim të titujve gjermanë të borxhit janë më të ulëtat në Eurozonë për çdo afat maturimi. Ekonomia më e fuqishme e Eurozonës krenohet gjithashtu me statusin AAA të kreditit nga të tre firmat kryesore të vlerësimit (S&P, Fitch, Mood’s) dhe ka një treg të zhvilluar të kontratave derivative ku investitorët mund të mbrohen kundrejt riskut.

Analistët thonë se gjëja më e rëndësishme e statusit është lehtësia në të cilën investitorët mund të blejnë dhe shesin obligacione pa shtrembëruar çmimet. Problemi qëndron se Banka Qendrore Europiane blen më shumë tituj borxhi nga Gjermania në krahasim me secilin vend tjetër të Eurozonës, nën programin prej 1.7 trilionë euro.

Ndërsa kjo nuk ka gjasa të ndalojë investitorët që të përdorin titujt gjerman për investim dhe mbrojtje, tregje të tjera të borxhit, si ai francez, mund të tërheqin investitorët. Rreziku për Gjermaninë që të humbasë statusin referencë në Europë është te kostot që përballen investitorët.

Shumica e borxhit gjerman ka një kthim poshtë zeros duke bërë që investitorët të paguajnë para për mbajtjen e këtyre aktiveve. Ndërkohë, Franca i paguan investitorëve 0.25% për t’i marrë hua atyre në një afat prej 10 vitesh. Agjencia e menaxhimit të borxhit në gjermani raporton se volumi vjetor i tregtimit të titujve të borxhit ra me më shumë se 30%, në rreth 4.7 trilionë euro, në fund të 2015-ës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pushime në plazhin më të bukur në Shëngjin - Rana e Hedhun, ekskluzivitet nga Kompania Shpejtimi

Pushime në plazhin më të bukur në Shëngjin - Rana e Hedhun, ekskluzivitet nga Kompania Shpejtimi

Kompania Turistike Shpejtimi
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Vend i bujqësisë, por Kosova importon sasi të konsiderueshme të pemëve dhe perimeve

Vend i bujqësisë, por Kosova importon sasi të konsiderueshme të pemëve dhe perimeve

Ekonomi
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Nga 24 qershori shtohen linjat e fluturimeve Kosovë-Zvicër dhe anasjelltas, pritet ulje e çmimeve

Nga 24 qershori shtohen linjat e fluturimeve Kosovë-Zvicër dhe anasjelltas, pritet ulje e çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori