LAJMI I FUNDIT:

Gjermania me rregulla më të rrepta kundër coronavirusit

Gjermania me rregulla më të rrepta kundër coronavirusit

Qeveria federale dhe qeveritë e landeve ranë dakord për rregulla më të rrepta kundër coronavirusit.

Ato përfshijnë edhe orë policore për qytete me numër të lartë infeksionesh.


Pas më shumë se tetë orë diskutimesh, kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve ranë dakord mbi masat për të përmbajtur përhapjen e virusit.

“Ne jemi në një fazë serioze të pandemisë” – tha Merkel.

Gjermania tashmë është në një fazë eksponenciale në të cilën infeksionet po rriten me shpejtësi.

“Ne jemi në një pikë vendimtare dhe pyetja është nëse masat janë apo jo të mjaftueshme” – tha Merkel.

Kancelarja u bëri thirrje qytetarëve që në këtë “fazë vendimtare dhe kritike” të gjithë duhet të bashkohen dhe të ndjekin rregullat. “Ne mund ta luftojmë këtë virus.” E rëndësishme është të zvogëlojmë numrin e kontakteve.

Merkel u bëri thirrje landeve të bëjnë përpjekje të përbashkëta.

“A do të bëjmë një hap të guximshëm, apo do të takohemi përsëri javë pas jave si në pranverë?”, pyeti kancelarja, e cila kishte theksuar disa herë se një bllokim i ri i jetës shoqërore dhe ekonomike si në pranverë duhet të parandalohet pa tjetër.

“Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me çështjen e sistemit shëndetësor”, tha Merkel.

“Zhvillimi ekonomik gjithashtu varet nga mosprekja shumë e rëndë nga pandemia. Ne nuk mund ta përballojmë një valë të dytë as ekonomikisht”, theksoi Kancelarja. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori