Gjermania regjistroi më shumë se 23 mijë raste me coronavirus, në një ditë të vetme

308:"Health personnel breaks a swap to put it into the collection tube after taking a smear at a drive-in coronavirus testing station in Nuertingen, southern Germany, on November 10, 2020, amid the novel coronavirus COVID-19 pandemic. (Photo by THOMAS KIENZLE / AFP) (Photo by THOMAS KIENZLE/AFP via Getty Images) 20:"AFP via Getty Images
Gjermania ka regjistruar numrin e saj më të lartë të infeksioneve me coronavirus në një ditë të vetme, bazuar në të dhënat e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve në vend.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, rreth 23 mijë prekur u identifikuan në Gjermani brenda 24 orëve të fundit.
Përveç kësaj bazuar në shifrat e fundit, rreth 218 persona ndërruan jetë nga virusi vdekjeprurës, derisa numri i përgjithshëm i viktimave u rrit në 12 mijë.
Gjermania është vetëm njëra prej vendeve evropiane e cila ka regjistruar kohëve të fundit rritje të rasteve me coronavirus.
Numri i përgjithshëm i të prekurve u rrit në 762 mijë, bazuar në të dhënat e azhurnuara nga Universiteti John Hopkins. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/11/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































