LAJMI I FUNDIT:

Gjermania refuzon kërkesën shtesë të Intel për subvencione për fabrikën e çipave

Gjermania refuzon kërkesën shtesë të Intel për subvencione për fabrikën e çipave

Ministri i Financave i Gjermanisë, Christian Lindner, po refuzon kërkesat e Intel për subvencione më të larta për një fabrikë të çipave me vlerë prej 17 miliardë euro, duke thënë se shteti nuk mund ta përballojë atë, raportoi gjatë ditës Financial Times.

“Nuk kanë mbetur më para në buxhet”, citoi gazeta Lindner-in. “Ne po përpiqemi ta konsolidojmë buxhetin tani, jo ta zgjerojmë atë”, shtoi ai.


Kompania duhej të merrte 6.8 miliardë euro mbështetje nga qeveria për fabrikën e saj të prodhimit në Gjermani. Megjithatë, për shkak të kostove më të larta të energjisë dhe ndërtimit,ajo tani kërkon rreth 10 miliardë euro, shkruan Reuters, transmeton Telegrafi.

Kompania njoftoi vitin e kaluar se kishte zgjedhur qytetin qendror gjerman të Magdeburgut për një kompleks të ri të prodhimit të çipave si pjesë e një investimi prej 81.7 miliardë eurove (88 miliardë dollarë) në të gjithë Evropën, i cili përfshinte ndërtimin e një fabrike në Irlandë, një vend ambalazhimi dhe montimi në Itali dhe ndërtimi i një objekti projektimi dhe studimi në Francë.

Intel është në mesin e disa prodhuesve të tjerë të çipave, duke përfshirë TSMC me bazë në Tajvan dhe Wolfspeed me bazë në SHBA, të cilat kërkojnë fonde nga qeveritë për të ndërtuar fabrika në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Teknologji
Kalo në kategori