LAJMI I FUNDIT:

Gjermania po e shqyrton kërkesën e Sveçlës për qarkullimin e kosovarëve me pasaporta të skaduara

Gjermania po e shqyrton kërkesën e Sveçlës për qarkullimin e kosovarëve me pasaporta të skaduara

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka konfirmuar se Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka kërkuar nga shteti gjerman që të lejojë qarkullimin e qytetarëve kosovarë me pasaporta të skaduara që kanë leje qëndrimi të Gjermanisë.

“Aktualisht Qeveria federale e Gjermanisë është duke e shqyrtuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës”.


“Kërkesa e bërë nga ministri Sveçla kufizohet në lejimin e rihyrjes në Gjermani të qytetarëve kosovarë që kanë leje qëndrimi dhe të foshnjave me shtetësi kosovare që kanë lindur në Gjermani dhe nuk kanë ende pasaportë të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës gjermane për Dukagjinin.

Për shkak të mungesës së materialit për t’u pajisur me pasaporta, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka kërkuar nga shteti i Gjermanisë që të lejojë hyrjen e qytetarëve të Kosovës që u ka skaduar pasaporta.

Sveçla përmes një letre drejtuar autoriteteve gjermane ka kërkuar që të lejohen qytetarët e Kosovës, të cilët kanë një leje qëndrimi të vlefshme në Gjermani dhe të marrin shërbime me pasaportë të skaduar të Kosovës.

Ai ka kërkuar që shtetasit kosovarë me leje qëndrimi të vlefshme në Gjermani të mund të kthehen nga Kosova në Gjermani pavarësisht skadimit të pasaportës kosovare. /

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori