Në dy vitet e fundit Gjermania ka grumbulluar 545 miliardë euro borxh. Por, agresioni ushtarak rus në Ukrainë do të jetë edhe më e shtrenjtë për Gjermaninë.
Bundestagu së shpejti do të marrë postë nga Qeveria federale me Projektbuxhetin për vitin 2022, i cili ka kohë që është vjetruar në pikat kyçe. Drafti parashikon 99.7 miliardë euro borxh të ri. Një supozim joreal, këtë e di edhe Ministria e Financave. Aty nuk përfshihen as sa e lartë do të jetë kostoja që do të sjellë për Gjermaninë pushtimi i Rusisë mbi Ukrainën e kostoja e efekteve financiare të rritjes së çmimeve të energjisë dhe kostot si pasojë e sanksioneve kundër Rusisë.
Shifrat përfshijnë kostot për ndihmën humanitare në Ukrainë, por jo shpenzimet që priten për refugjatët që ikin nga vendi dhe vijnë në Gjermani.
Do të parashtrohet së pari një “buxhet bazë”, të cilin kabineti federal pritet ta miratojë të mërkurën dhe më pas ta fusë në rrugën parlamentare. Ai parashikon shpenzime prej 457.6 miliardë euro.
Ndërkohë që Bundestagu merret me këtë buxhet bazë, i cili pritet të vlejë deri në fund të qershorit, Ministria e Financave ka kohë për të llogaritur kostot e mëtejshme dhe për të hartuar e dorëzuar të ashtuquajturin buxhet suplementar. Partitë opozitare CDU/CSU presin që huamarrja mund të arrijë në fund deri në 150 miliardë euro.
100 miliardë euro shtesë për ushtrinë
Buxheti kryesor nuk përfshin 100 miliardët euro që ka premtuar kancelari Olaf Scholz për të përmirësuar Bundeswehrin gjatë viteve të ardhshme. Qeveria federale ka vendosur shprehimisht krijimin e një fondi të posaçëm për këtë qëllim. Kjo do të thotë se paratë do të mblidhen me kredi, por fondi special nuk është pjesë e buxhetit vjetor dhe nuk e rëndon kuotën e borxhit.
Një pasiguri e madhe në të ashtuquajturin buxhet bazë ka të bëjë me llogaritjen e të ardhurave, e cila varet nga zhvillimi i ekonomisë. Ministria e Financave ka përdorur parashikime ekonomike nga janari, pra nga koha para luftës.
Vlerësimi i taksave është edhe më i vjetër, ai daton nga nëntori 2021. Fatkeqësisht, shifrat më të fundit nuk janë ende të disponueshme.
Harresa financiare
Përse paraqet ministri i Financave një buxhet që nuk pasqyron kostot reale? Christian Lindner është nën presion. Për shkak të ndryshimit të qeverisë në vitin 2021, nuk u miratua asnjë buxhet për vitin e ardhshëm. Që nga 1 janari, ministritë, autoritetet dhe të gjitha institucionet që varen nga buxheti federal kanë punuar me buxhet provizor. Pra, ata nuk dinë se sa duhet të shpenzojnë.
Kur Lindner mori në dorë Ministrinë e Financave në fillim të dhjetorit, ai gjeti një draft buxhet nga paraardhësi i tij, kancelari aktual Olaf Scholz, i cili ishte shkruar përpara se të shpërthente vala e Omikronit. Aty ishin paraparë 100 miliardë euro borxh të ri për vitin 2022.
Një limit kredie që Lindner, i cili është gjithashtu kreu i partisë FDP, donte ta ruante. Kur liberalët ishin ende në opozitë, ata kërkonin me forcë që shteti të kishte më pak borxhe. Por kjo ndoshta nuk do të ndodhë qysh në vitin 2022. Sidomos furnizimi me energji po bëhet më i shtrenjtë.
Çmimet e gazit dhe naftës për ngrohje vazhdojnë të rriten dhe një litër benzinë dhe naftë tani kushton mbi dy euro në pikat e karburantit.
Zbritje për karburantin?
Një subvencion për ngrohjen për shtresat në nevojë është përfshirë në projektbuxhet dhe 1.5 miliardë janë planifikuar për rezervat e gazit. Por nëse çmimet vazhdojnë të rriten, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme. Politikani i FDP-së, Lindner gjithashtu dëshiron të lehtësojë drejtuesit e automobilave dhe propozon një zbritje të përkohshme për karburantin prej dhjetë cent për litër.
Në koalicionin qeverisës të SPD, të Gjelbërve dhe FDP, propozimi nuk gjen mbështetje. Ministri Federal i Gjelbër i Ekonomisë bën thirrje për “masa efikasiteti” dhe “stimuj” për të reduktuar konsumin në përgjithësi dhe propozon një kufizim shpejtësie.
2023-ta pa borxh të ri
Mund të ketë gjithashtu diskutime edhe për temën e frenimit të borxhit. Nga viti 2023, Christian Lindner dhe FDP-ja e tij duan të shpenzojnë vetëm aq sa merr shteti. Christian Lindner thekson se kjo nuk është një “kërkesë apo dëshirë politike” nga ana e tij.
“Ky është realiteti. Frenimi i borxhit është në kushtetutë dhe unë nuk shoh se do të kishte një shumicë amenduese kushtetuese në Bundestag dhe Bundesrat për ta zbutur atë”, thotë Lindner.
Ligji Themelor lejon vetëm një përjashtim nga frenimi i borxhit në raste urgjente.
“Të gjithë duam të shpresojmë se do të na kursehet një emergjencë si ajo që mbizotëroi gjatë pandemisë së koronës”, thekson ai, i cili po planifikon vetëm borxhe prej 7.5 miliardë eurosh për vitin 2023 – kjo është pikërisht shuma që lejon kushtetuta.
Sipas Ministrisë, për t’ia dalë mbanë me këtë, të gjitha shpenzimet duhet të vihen në provë dhe të prioritizohen rreptësisht.
Çfarë tjetër mund të përballojë Qeveria?
Në planifikimin paraprak financiar për vitet në vijim, disa projekte të rënë dakord në marrëveshjen e koalicionit, si futja e ndihmës prindërore, e ndihmës bazë për sigurinë e fëmijëve dhe për përkujdesjen, nuk figurojnë. Sipas Ministrisë së Financave, nuk mund të futesh lehtësisht në borxhe për lloj-lloj projektesh.
A i shohin gjërat në mënyrë të ngjashme edhe partnerët e koalicionit nga partitë e tjera?
Në SPD tashmë ka shumë zëra. Krahu i majtë kërkon pezullimin e frenimit të borxhit në 2023 dhe rritjen e taksave për të pasurit. Por FDP e refuzon rreptësisht këtë. I vetmi lëshim i bërë nga ministri i Financave ka të bëjë me shlyerjen e borxhit të akumuluar në pandeminë e koronës. Në vend që të fillonte në vitin 2026, data mund të shtyhet deri në vitin 2028 dhe më pas të zgjatet mbi 30 vjet. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik
Një përbërës, qindra mundësi gatimi - Ky është sugjuku nga MEKA
Magjia e festave fillon në Albi Mall, ndezja e dritave bëhet më 15 nëntor
Çmimet e ulëta të derivateve në Petrol Company: Mit apo realitet?
"Holiday In 2" – Shtëpia juaj në breg të detit: Zgjedhja e mençur për të ardhmen tuaj
Përveç Bitcoin, një tjetër kriptovalutë ka filluar të rritet pas zgjedhjeve në SHBA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit