Ministria e Jashtme gjermane, në një deklaratë për gazetën austriake, “Der Standard”, ka kërkuar që “barrikadat ilegale të ngritura nga serbët e Kosovës, të cilat gjithashtu paraqesin rrezik për sigurinë, duhet të çmontohen sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Federale ka thënë gjithashtu: Ne jemi shumë të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës.
Gazeta austriake, siç transmeton KP, ka shkruar se edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka sulmuar në Twitter ambasadorin gjerman në Kosovë, Jörn Rohde. Më parë, ai kishte bërë thirrje për çmontimin e barrikadave, të cilat po ashtu kanë penguar trafikun rrugor prej javësh.
“Një zëdhënës i zyrës së jashtme gjermane tha për “Der Standard” se Rohde kishte bërë deklarata të qarta dhe “përsëri i bëri thirrje Serbisë dhe Kosovës që të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialogun e udhëhequr nga BE”. Këto pyetje janë diskutuar në takimet ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme Federale për Ballkanin Perëndimor dhe ambasadorit serb më 21 dhjetor në Berlin, dhe mes ambasadorit gjerman në Serbi dhe presidentit serb Vuçiq më 22 dhjetor në Beograd”, ka shkruar gazeta austriake, Der Standard.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, me ç’rast, sipas “Der Standart”, ka thënë “Ne presim një qasje konstruktive nga Serbia. E kemi bërë të qartë në këto bisedime. Është e rëndësishme që serbët e Kosovës të kthehen sa më shpejt në institucionet e Kosovës. Kjo është në interes të njerëzve që jetojnë në veri. Në të njëjtën kohë, Kosova duhet të pranojë të vendosë në agjendë zbatimin e Asociacionit të Komunave Serbe të rënë dakord në 2013 dhe 2015. Ne mbështesim të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak në përpjekjet e tij për të bërë përfundimisht përparim në normalizimin gjithpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në kuadër të dialogut”.
Barrikadat e vendosura në veri të vendit tash e 14 ditë vazhdojnë të qëndrojnë duke vështirësuar jetën e qytetarëve në atë pjesë, ndërsa rrugët në drejtim të kufirit të Jarinjës dhe Bërnjakut janë të bllokuara.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë patrullimin e tyre nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke ofruar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.
Ministri Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, mbrëmë ka mbajtur një konferencë për media për situatën në katër komunat veriore të Kosovës.
Sveçla, ka thënë se Serbia vazhdimisht po mundohet që nëpërmjet lajmeve të rreme dhe propagandave të shkaktojë panik te qytetarët.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Brenda këtij viti së paku edhe 50 shërbime të reja në e-Kosova, Bislimi tregon disa nga masat në kuadër të Programit për integrim evropian
“E Djathta” publikoi një letër të pretenduar nga Palevski drejtuar ministrit Lloga
Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare, interpelancë me Ballën dhe Manastirliun
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit