Një zyrtar i lartë i kompanisë ruse të energjisë Gazprom tha se do të rinisin dërgesat e gazit përmes tubacionit “Nord Stream I” derisa kompania partnere gjermane të mos riparojë një pajisje që pretendoi se është me defekt.
Ky njoftim rrit shqetësime në Evropë rreth zvogëlimit të sasisë së energjisë, teksa dimri po afrohet.
Kompania partnere gjermane Siemens Energy tha se nuk është ngarkuar që të kryejë ndonjë riparim, ku kjo që pretendon Gazpromi se duhet të kryhet është diçka që rregullohet me lehtësi dhe një gjë e tillë, normalisht, nuk do të duhej të çonte deri te pezullimi i dërgesave me gaz.
Gjatë një ngjarjeje ekonomike në Vladivostok, më 6 shtator, zëvendësdrejtori i Gazpromit, Vitaly Markelov tha se rinisja e dërgesave të gazit nuk mund të ndodhë “para se ata të riparojnë pajisjen”.
“Nord Stream I” është tubacioni më i madh i gazit që sjellë gaz nga Rusia në Evropë me një kapacitet vjetor prej 55 miliardë metrash kubik. Ky tubacion kalon nga Viborgu – në afërsi të kufirit midis Rusisë dhe Finlandës – për në Lubmin, në verilindje të Gjermanisë.
Liderët perëndimorë e kanë akuzuar Moskën se po përdor si armë furnizimet e saj me energji. Megjithatë, këto shtete përballen me sfida të mëdha për të gjetur burime alternative dhe metoda të tjera për prodhimin e energjisë.
Javën e kaluar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky inkurajoi evropianët që të përgatiten për një dimër të vështirë, teksa “Rusia po përgatitet që të japë një goditje vendimtare ndaj energjisë për të gjithë evropianët në këtë dimër”.
Për dekada me radhë, Rusia është akuzuar se kërcënon me ndaljen e gazit për të arritur qëllime politike. Por, deri në momentin kur presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt, Moska kishte tentuar që të shmangte ndërprerje të mëdha të gazit për shumicën e konsumatorëve evropianë.
Sanksionet financiare perëndimore dhe kundërveprimet e Moskës kanë rezultuar në rënie ose ndërprerje të mëdha të dërgesave të gazit për shumë vende evropiane që varen nga energjia ruse.
Shtetet perëndimore kanë diskutuar për vendosjen e një çmimi tavan për furnizimet me energjinë ruse. Moska ka thënë se do të ndalonte shitjen e energjisë për çdo shtet që do të zbatonte një masë të tillë.
Po ashtu në Vladivostok, ministri rus i Energjisë, Nikolay Shulginov tha se shteti i tij do të përgjigjej nëse vendoset çmimi tavan, duke e dërguar energjinë ruse në shtetet aziatike.
Gazprom ndali furnizimet me gaz natyror përmes “Nord Stream I” më 31 gusht, për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, që fillimisht u tha se do të zgjasnin deri më 2 shtator. Por, më vonë, kompania shtetërore ruse se dërgesat do të mbeteshin të pezulluara.
Edhe në korrik të këtij viti, Rusia kishte ndaluar përkohësisht dërgesat e gazit përmes Rrjedhës Veriore 1 për shkak të punimeve të përvitshme të mirëmbajtjes.
Qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës dhe ka nisur të ndërpresë apo zvogëlojë dërgesat e gazit në Evropë, çmimet e gazit janë rritur dhe shtetet evropiane po përpiqen që të sigurojnë burime alternative për t’u përgatitur për stinën e dimrit. /REL/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Active Physiotherapy – klinikë e veçantë që bën mrekulli në fushën e fizioterapisë

Studio MASTER në UNI, merr Diplomë të dyfishtë Gjermane dhe leje-qëndrim të përhershëm në Gjermani

Sot afati i fundit për aplikim për subvencionimin e pajisjeve efiçiente shtëpiake

Ditëlindje e paharrueshme - një vit i VitaLand

Vendi ku ndjehesh rehat me gjithçka afër - Tem Residence

Nis ulja e tarifave në roaming BE - Ballkani Perëndimor

Ujë Rugove prodhon 1 milion shishe për të rritur ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

Sot afati i fundit për aplikim për subvencionimin e pajisjeve efiçiente shtëpiake

Studio MASTER në UNI, merr Diplomë të dyfishtë Gjermane dhe leje-qëndrim të përhershëm në Gjermani

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal