LAJMI I FUNDIT:

Gjermania dhe BE-ja fillojnë bisedimet mbi transitin e gazit Rusi-Ukrainë

Gjermania dhe BE-ja fillojnë bisedimet mbi transitin e gazit Rusi-Ukrainë

Gjermania po kryeson hapjen e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës për transitin e ardhshëm të gazit rus përmes Ukrainës.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, u takua me ministrin e Jashtëm të Rusisë, ministrin e Jashtëm të Ukrainës dhe nënkryetarin e Komisionit Evropian.


Gazsjellësi rus që kalon përmes Ukrainës për në BE ka sjellë të ardhura për Ukrainën, por edhe fërkime të vazhdueshme me Moskën, përcjell Telegrafi.

Projekti i gazsjellësit “Nord Stream II”, i kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shpeshtuar mosmarrëveshjet, pasi ai transporton gaz natyror nga Rusia në Gjermani, duke anashkaluar Ukrainën.

Altmaier parashikoi bisedime të vështira, por me besim se ka zgjidhje të mundshme. /Telegrafi/